Thaçi shtrëngon duart me Tadiç

0
1850

(Dubrovnik 7 korrik, 15:30) Kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti i Serbisë Boris Tadiç janë takuar dje në Samitin e Kroacise që mbahet në Dubrovnik. Mediat kroate kanë publikuar pamje të Tadiç dhe Thaçit që i shtrëngojnë duart njëri tjetrit.

Takimi ka qënë vetëm pak minuta, ku Tadiç ka folur pak fjalë me kryeministrin e Kosovës, por nuk arrihet të kuptohet mire se çfarë thotë. Më pas, Thaçi largohet dhe Tadic u ka shtrënguar duart edhe Ministrit të jashtëm të Kosoves Enver Hoxhaj dhe Ministres për integrime europiane Vlora Çitaku.

 

Kjo sështë hera e parë që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi takon Boris Tadic që pas shpalljes së pavaresisë.

Hashim Thaçi dhe Tadiç kanë zhvilluar disa takime sekrete gjate kohës kur Tadiç ishte ende president i Serbisë, këte e ka pohuar dhe vete Hashim Thaçi gjat nje debati kur esht pyetur nese kishte takuar ndonjeher Boris Tadic pasi në parlamentin e Kosovës esht akuzuar nga “Lëvizja Vetëvendosje” se ka patur takime serkrete ndermjet Hashim Thaqit dhe Tadic.

Kurse fill pas ketij takimi ndermjet Hashim Thaçit dhe Boris tadic, Presidentja e Kosovës  Atifete Jahjaga  ka deklaruar se është e gatshme për bisedime me kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Nga ana tjeter Diplomatet e huaj si zëvendës kancelari  dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger, ka vlerësuar se nga ana serbe është paksa vonë për takimin simbolik të ish-presdidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa presidenti Nikoliq duhet të gjej gjestin me të cilin do të tregojë se është i vetëdijshëm për të kaluarën. “Nga ana serbe është paksa vonë për takimin simbolik të Tadiqit dhe Thaçit, por është mirë kur liderët ulen në një tavolinë për të biseduar për ardhmërinë e vendeve të veta”, ka thënë Spindelegger

Në konstatimin e gazetarëve  se Nikoliq ka dhënë deklarata radikale me të cilat mohon gjenocidin, Spindelegger ka thënë se “ballafaqimi me të kaluarën ndonjëherë është e dhembshme, por është e domosdoshme”. “Serbia duhet të pranojë çka ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa i takon presidentit që të gjej masën adekuate si ta bëjë këtë. Duhet të gjendet gjesti me të cilin do të tregohet se është i vetëdijshëm për këtë”, tha Spindelegger.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu