Thaçi sqaron takimet me Tadiqin ?!

0
784

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbase për herë të parë është deklaruar edhe në një pyetje e cila i është kërkuar në Kuvendin e Kosovës, konkretisht nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me takimet e tij në Greqi e New York, me presidentin e Serbisë Boris Tadiq.

“Me Boris Tadiqin jam takuar në Vjenë, jo një herë por 3-4 herë, kemi drekuar dhe darkuar së bashku, kam qenë si pjesëtarë i delegacionit të Kosovës, në këtë delegacion kam qenë si i katërti, të tjerët kanë qenë afër Boris Tadiqit por nuk i akuzoj”, ka thënë sonte, kryeministri Thaçi në rubrikën “Rubikon” për KTV pa treguar se qfar kan biseduar dhe për qfar arsye i esht ofruar Presidentit serb Boris Tadiq

“Në konferencat ndërkombëtarë kur të marrësh pjesë, kushdo që të jetë duhet të sillet si burrështetas. I vetmi ish kryeministri serb, Vojsllav Koshtunica është ai që i ka braktisur drekën e darkën e përbashkët me delegacionin e Kosovës, ku ka qenë edhe kryetari i Serbisë, Boris Tadiq dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Pra me Tadiqin jemi takuar në Vjenë konkretisht në Baden”, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen më konkretë për takimin e tij si kryeministër i Kosovës me presidentin serb, Boris Tadiq në New York e Greqi, për çka edhe ka kërkuar sqarime lideri i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti, Kryeministri Thaçi ka pranuar faktin se edhe këto takime kanë ndodhur.

“Ne kemi marr pjesë në shumë konferenca rajonale që janë mbajt për Kosovën. Me Tadiqin jam takuar edhe në New York, në Këshillin e Sigurimit, jemi përshëndetur krejt njerëzisht, unë si kryeministër, ai si president. Ai ka mbajt qëndrimin e vetë unë timin thot Thaqi por takime të tilla s`behen rastesisht dhe s`ndodhin në Koridore dhe askush stë detyron të shkosh ti japesh dorën apo të besh biseda.

Jam takuar edhe në Greqi në pritjen e ish-presidentit të atëhershëm të Greqisë, ku kanë qenë prezent edhe shumë kryeministra e president nga vende të ndryshme. Madje jemi takuar edhe në Sofje dhe Londër në konferenca ndërkombëtare, ku jemi përshëndetur”, ka thënë Thaçi.

Kemi patur dhe shume takime dhe jemi takuar në sofje, Londër dhe gjetiu duke dashur të krioj përshtypje thuaja ska ndodhur asgje dhe duke dashur ta zhvendos nga vemendja e opinionit sikur jan par në treg të bylmetit por keto gjera dihen boterisht se bisedimet që po zhvillohen me serbi dhe dëmet që po i shkatohen Kosovës si me Fusnoten dhe rezoluten 1244, rrjedhin nga takimet e Hashim Thaqit me tadiqin.

Të gjitha këto takime, sipas kryeministrit Thaçi, kanë qenë publike dhe janë përcjellë nga gazetarë të mediave më të fuqishme botërore, si CNN e Reuters dhe këtu nuk ka asgjë për tu fshehur.

Kryeministri ishte decidiv se krahas kërkesës së Serbisë, për Rezolutën 1244 të cilën e ka pranuar kryeministri, do të jenë edhe mendimi i GJND-ës për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. “Nëse nuk pranohen edhe këto fusnota”, ishte kategorik kryeministri Hashim Thaçi, “atëherë nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë”.

Kreu i Qeverisë së vendit në emisionin “Rubikon” ka theksuar se çdo kush ka të drejtë të kritikojë situatën në Kosovë dhe në këtë plan i ka dhënë të drejtë edhe Murat Jasharit i cili kohë më parë kishte theksuar se “kjo nuk është Kosova për të cilën është sakrifikuar” duke shtuar se kulla e Jasharajve është e mbyllur për Hashim Thaçin dhe për Sami Lushtakun. Thaçi ka thënë se është rritur me familjen Jasharaj dhe se ka shkuar dhe do të shkojë në Kullën Jasharajve në Prekaz.

Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, është një personalitetet që ka kontribuuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, dhe është i mirëseardhur që të hyjë në partin e tij, Partinë Demokratike të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu