Thaçi thotë se do të vazhdojë dialogu me Serbinë

0
758

Hasha

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në një prononcim në Paris, pas votimit në UNESCO, është pyetur rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se puna për raporte të mira me vendet e rajonit do të vazhdojë.

“Ne do të vazhdojmë punën që të ndërtojmë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit” ka theksuar Thaçi.

Thaçi ka thënë se delegacioni kosovar ka bërë maksimumin dhe ka marrë mbështetjen e shumicës së vendeve perëndimore.

Ai e ka quajtur sukses numrin e vendeve që kanë votuar për Kosovën, duke thënë se kjo ishte një fitore morale, akademike dhe politike e vendit tonë. Ndërkohë ka akuzuar Serbinë për qasje fashiste.

“Ishte një mbështetje e madhe të gjitha vendeve perëndimore, por edhe një reagim agresiv dhe një fushatë raciste e Serbisë kundër Kosovës”, ka thënë ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu