Thaçi zgjidhet president gjatë vikendit

0
707

Hasha i knaqun

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi mund të zgjidhet president këtë vikend, deri te Dielen ne mbremje.

Burime të gazetës “zeri” bëjnë të ditur se tashme është duke u përgatitur gjithçka që të thirret seanca e jashtëzakonshme në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për president të Kosovës.

Burime i kanë thënë “Zëri-t” se tashme kryetari i kuvendit, Kadri Veseli e ka marrë mbështetjen e ambasadorëve për t’i filluar proceduar për zgjedhjen e presidentit, ky burim ne kushte anonime thot se Ambasadoret e huaj ne Kosovë, kane aq shume fuçi sa emroin kandidat per President dhe heqin ke dona  ata nga lista, pra siq u veprua dhe me Behxhet Pacollin dhe Atifete Jahjaga.

Sipas këtij burimi, kuvendi është përgatitur dhe se për zgjedhjen e Thaçit president është bërë i gatshëm kuvendi duke përfshirë edhe sallën alternative e cila javëve të fundit është përdorur për zhvillimin e seancave në mungesë të kushteve për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita.

Por, pavarësisht se koalicioni qeverisës PDK-LDK është duke u bërë gati që ta zgjedh Thaçin president gjatë ditëve të vikendit, këtë gjë mund ta shtyjë për javën tjetër mobilizimi i opozitës për të penguar seancën. Mirëpo një gjë ende nuk dihet nëse vet zëvendëskryeministri Thaçi do të pranojë të zgjidhet president në sallën alternative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu