Thaqi e thellon miqësinë me presidentin serb – i referohet në përgdhelore, Aleksander

0
540

Thaqi e thellon miqësinë me presidentin serb - i referohet në përgdhelore, Aleksander

Presidenti Hashim Thaqi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq po marrin pjesë në samitin e liderëve rajonalë e europianë në Alpbach të Austrisë.

Në këtë takim Thaqi ka përmendur siç thotë ai, korrektimin e kufijve.

Aty ai ka zbuluar se ka thelluar miqësinë me presidentin serb të cilit i është drejtuar me Aleksandër.

“Kemi diskutuar për gati 5-6 vjet me Aleksandrin. Dhe tash kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe pozitë dhe nga perspektiva ime përfshirë edhe korrektimin e kufirit për të bërë orvajtjen për të arritur marrëveshjen’, tha Thaqi.

Ai foli në kuadër të një paneli të përbërë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nga homologu i tij slloven, Borut Pahor, si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ku për temë ishin perspektivat e reja për zgjerimin e BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu