Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi ka uruar përmes telefonit homologun e tij, Aleksandër Vuçiq për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaqi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re”, ka shkruar Thaqi.
Ai po ashtu ka thënë se diskutuan për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar tutje ai