Thaqi u kërkon simpatizantëve të PDK-së, të mos vijnë për të festuar në Prishtinë

0
847

Hasha ne wal strit journal

Hashim Thaqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar nga degët e partisë që drejton që të mos vijnë nesër për festë në Prishtinë.

Merret vesh se Thaqi ka anuluar organizimet e degëve të partisë së tij, ska arsy te festohet, gjithkush mund ta bei ne shtepi festen.

Megjithatë, radiotelevizioni ‘Dukagjini’, duke u thirrur në burimet e veta brenda PDK-së, ka raportuar se Thaqi, ka kërkuar nga degët e partisë së tij, që festën mund ta bëjnë në qytetet përkatëse të vendit.

“Ftoj të gjithë simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e PDK-së që të festojnë nëpër komunat e Kosovës, pas votimit të presidentit në Kuvendin e Kosovës”, citohet tu ketë thënë Thaqi, zyrtarëve të lartë të partisë.

Njëkohësisht, Thaqi mësohet të ketë kërkuar nga të gjithë kryetarët e degëve të PDK-së që këtë mesazh ta përcjellin tek secili simpatizant në komunat përkatëse.

Mësohet se ai ka kërkuar që në komunat e vendit të ketë festë, por që ato të jenë të qeta, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, nesër pritet që në seancën e thirrur të mbahet në orën 11:00, të zgjidhet presidenti  i ri i republikës.

Aktualisht kandidatë për këtë post janë Hashim Thaqi, kryetar i PDK-së dhe Rafet Rama, deputet i PDK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu