The New Yorker për jetën e Kancelares gjermane Angela Merkel

0
774

Angela Merkel

Angela Merkel u lind në Hamburg, në Gjermaninë Perëndimore, më 1954. Babai i saj Horst Kasneri ishte një zyrtar në Kishën Lutherane, një nga institucionet e pakta fetare që arriti të veprojë në të dy Gjermanitë, pas ndarjes së vendit. Serioz dhe shumë kërkues, ai e zhvendosi familjen përgjatë kufirit vetëm disa javë para se të lindte Angela, kundër dëshirës së gruas së tij, për të marrë detyra kishtare në Republikën Demokratike të Gjermanisë. Atë vit, rreth 200 mijë gjermano-lindorë u nisën në drejtimin e kundërt të babit të Angelës.

Drejtimi i pazakontë i Kasnerit, i bëri zyrtarët e Kishës Gjermane që ta quanin “ministri i kuq”. Joachim Gauck, një disident dhe ish-pastor i Gjermanisë Lindore, i cili në vitin 2012 u zgjidh me ceremoni si presidenti i Gjermanisë, i tregoi një herë një kolegu të tij që njerëzit e Kishës Lutherane nën komunizëm, duhet ta dinin që të rrinin larg Kasnerit, një pjesëtar i Federatës së Pastorëve Evangjelistë të kontrolluar nga shteti. Sipas llogarive, motivet e shpërnguljes së Kasnerit kanë qenë sa karrieriste aq edhe ideologjike.

Angela, më e madhja e tre fëmijëve, u rrit në periferi të Templinit, një qytet i kalldrëmtë, në pyllin me pisha të Brandenburgut, më veri të Berlinit. Familja e saj jetonte ne seminarin e Waldhofit, një kompleks me rreth 30 ndërtesa, të ndërtuara në shekullin e 19-të, të cilat i përkisnin Kishës Lutherane. Ëaldhofi ishte dhe mbetet shtëpia për qindra njerëz të ndryshëm me paaftësi mendore dhe fizike, të cilët mësonin aty se si të bënin tregti e të prodhonin grurë. Ulrich Schoeneich që menaxhonte shitje-blerjet në vitet ’80 dhe që e njihte Kasnerin, e përshkroi Ëaldhofin nën Gjermaninë Lindore si një vend të zymtë, me rreth 60 vetë që qëndronin në një dhomë me asnjë orendi, përveç haureve të bagëtive. Vetë Merkeli e kujton qëndrimin e këtyre rezidentëve në grupe por njëkohësisht tregon se “ Të rritesha në një lagje me njerëz handikapë, ishte një eksperiencë shumë e rëndësishme për mua. Mësova kështu që t’i trajtoja ata shumë normalisht”

Edukimi i Merkelit në shtetin komunist qe mëse normal. “Nuk e kam ndjerë asnjëherë se Republika Demokratike e Gjermanisë ka qenë shtëpia ime”, i ka thënë Merkeli fotografes gjermane Herlinde Koelbl, në 1991. “Kam një shpirt të qeshur dhe kam patur pritshmërinë se jeta ime do të ishte gjithnjë diell, pavarësisht se çfarë mund të ndodhte. Nuk e kam lejuar kurrë veten time të isha e hidhur. Gjithnjë e kam përdorur dhomën e lirë që Republika Demokratike e Gjermanisë ma ka lejuar…dhe nuk ka hije mbi fëmijërinë time.

Më pas në fakt veprova në një mënyrë që nuk pata nevojë të jetoja në konflikt të përhershëm me shtetin”. Përgjatë fushatës së saj të parë për Kancelare, në 2005-ën, ajo i shpalli llogaritë e saj shumë hapur. “Kisha vendosur se nëse sistemi bëhej shumë i tmerrshëm, do kisha provuar të arratisesha. Po në qoftë se nuk do të ishte shumë i keq do të drejtoja jetën time në kundërshti me sistemin. Pata frikë për çdo dëm që mund të më bënte mua ky sistem”

Të qenit bijë e një ministri Protestant nga Perëndimi i dha edhe privilegje por edhe besueshmëri. Kasneri kishtë dy makina: standarden e Gjermanisë Lindore “Trabant” dhe atë më luksozen “Wartburg”. Familja merrte veshje dhe ushqime nga të afërmit në Hamburg, po ashtu edhe para në formën e “Çekut të Forumit”, të kthyeshme në marka gjermane dhe të vlefshme për t’u përdorur në hotelet e Berlinit Lindor që shisnin mallra perëndimorë.

“Ata ishin elita”, tregon Erika Benn, mësuesja e Angelës që i jepte gjuhën ruse. Por Kisha fitoi goxha pavarësi nga shteti dhe Kasneri jetoi gjatë gjithë kohës nën vëzhgim. Gjatë fëmijërisë së Angelës organizatat fetare u panë si agjentë sekretë Perëndimorë. Në 1994, një raport mbi Gjermaninë Lindore theksoi: “Vendi i Martin Lutherit u dekristianizua në fund të periudhës së Republikës Demokratike të Gjermanisë”.

Nëna e Angelës, Herlind, vuajti më shumë në famije. Një mësuese e gjuhës angleze, e cila i transmetoi të bijës pasionin për të lexuar, i shkroi përvit autoriteteve të edukimit për të gjetur një punë dhe çdo vit mori refuzimin e tyre. “Gjithnjë u ndje e shtypur nga bashkëshorti i saj”, tregon Schoeneichi, menaxheri i Ëardhofit.

Angela fizikisht ka qenë shumë e ngathët. Më vonë ajo i vuri vetes nofkën “pak lëvizje idiot”. Më moshën 5-vjeçare ajo mezi ia arrinte të ecte në dishezë pa u rrëzuar. “Ajo që di çdo person normal, automatikisht duhet të jem mirë mendërisht më pas të merrem me ushtrime të lodhshme”, është shprehur Angela.

Si adoleshente, Merkeli nuk ka qenë kurrë tekanjoze apo flirtuese; ka qenë shumë pak e interesuar për veshjen, gjithnjë “vishej pa ngjyra” dhe “prerja e saj e flokëve dukej si një tenxhere mbi kokën e saj”. Një ish-nxënës i shkollës së saj njëherë e etiketoi Angelën si pjestare të “Klubit të të Paputhurave”.(Nxënësi, që më pas u bë shefi i Policisë së Templinit, humbi punën e tij pas publikimit të këtij komenti.)

Por Merkeli në fakt ishte një student brilante dhe tepër e motivuar. Një bashkëpunëtor i gjatë politik i Merkelit e përshkroi udhëtimin e saj të këtyre viteve në Templin me këto fjalë: “Ajo vendosi: O.K ju nuk do të më q*** mua? Do t’iu Q* unë me armët e mia. Dhe armët e saj ishin inteligjenca, vullneti dhe pushteti”

Kur Angela ishte në klasën e 8-të, Benni e rekrutoi atë për “Klubin Rus” dhe e stërviti për të konkuruar në Olimpiadën e Gjuhës Ruse në Gjermaninë Lindore. Përgjatë praktikës Bennit i’u desh që të stërviste studenten e tij për të qenë më e sjellshme kur i ofronte një gotë ujë në gjuhën ruse një studenti tjetër. “Nuk mund të jesh më miqësore?”, e sugjeroi ai.

Merkeli arriti të fitonte në çdo nivel që nga shkolla deri në të gjithë vendin, sukses që e menaxhoi për tre herë. Në apartamentin e saj të vogël në Templin, Benni që tashmë është 76 vjeç, më tregoi një certifikatë që e kishte fituar në 1969. “Unë kam bustin e Leninit në bodrum”, i kishte thënë ajo. Jo shumë kohë pasi Horst Kasneri vdiq, më 2011, ai i kishte dërguar një gazetë ku godiste një koleg të Bennit, me foton e Merkelit që qëndronte afër presidentit rus Vladimir Putin. Sipas shijeve të Bennit, Putini kishte admirimin e tij si lideri i parë botëror me të cilin ai mund të fliste ne gjuhën e nënës.

Më 1970, një incident ekspozoi qëndrimin e brishtë të familjes Kasner. Në një takim partie, triumfi i “Klubit Rus” u bë publik dhe Benni priste një lavdërim për punën e tij. Në të vërtetë, supervizori i shkollës tha në mënyrë të prerë, “Kur fëmijët e feremerëve dhe punëtorëve fitojnë, atëherë mund të presim diçka”. Benni u mbyt në lot.

Merkeli studio fizikë në Universitetin e Leipzigut dhe fitoi një doktoraturë në kiminë kuantike në Berlin. Ajo u lejua që të ndiqte studimet sepse në fakt nuk e kishte kundërshtuar kurrë partinë në pushtet. Ulrich Schoeneichu, i cili u bë kryebashkiaku i Templinit pas bashkimit të Gjermanive, më shprehu me hidhërim se Merkeli nuk e kishte sfiduar shumë sistemin e Gjermanisë Lindore. Babai i Schoeneichut, Harro, edhe ai ministër protestant, në ndryshim nga Kasneri, e kishte kundërshtuar hapur shtetin.

Ulrich Schoeneichu refuzoi antarësimin në Rininë e Lirë Gjermane, me këmishë-blutë “rezervat luftuese” të partisë, tek të cilat shumica e adoleshentëve gjermano-lindorë bënin pjesë, duke përfshirë Angela Kasnerin. “Jo vetëm si një person i vdekur në rresht por edhe si një zyrtar përgjegjës për agjitacion dhe propagandë. Kjo ka qenë jeta e parë e Angela M. Jam i bindur se ajo e mori doktoraturën vetëm pse ishte aktive në Rininë e Lirë Gjermane, edhe në ditët pas doktoratës. Shumë njerëz tregojnë se ajo u detyrua, por unë ju demostrova se nuk ishte e detyrueshme për t’iu bashkuar kësaj organizate”, thotë Schoeneichu. Edhe Merkeli e pranon që pjesmarrja në Rininë e Lirë Gjermane ishte “70 për qind oportunizëm”.

Angela Kasner pati një ide tjetër mbi të ardhmen e saj duke u bërë një kundërshtare pasive e regjimit. Evelyn Rolli, një nga biografet e Merkelit, zbuloi një dokument të Stasit, që datonte më 1984, bazuar mbi informacionin e një miku të Merkelit. Ai e përshkruante Merkelin si “shumë kritike ndaj shtetit tonë” duke shtuar “Që prej themelimit ajo ishte pushtuar nga kërkesat dhe veprimet e Solidaritetit në Poloni. Edhe pse Angela e shihte rolin udhëheqës të Bashkimit Sovjetik si atë të një diktatori që të gjitha vendet e tjera socialiste duhet t’i bindeshin, ajo prapë së prapi ishte e mahnitur nga gjuha ruse dhe kultura e Bashkimit Sovjetik”

Rainer Eppelmanni, një disident kurajoz më rrëfeu analogjitë me lëvizjet e qeta të Merkelit. “Përshpëritësi mund ta gjejë të lehtë të përshtatet kështu, të presë dhe të shohë dhe jo të digjet menjëherë por t’i mendojë gjërat pastaj t’i thotë. Pëshpëritësi mendon “Si mund ta them këtë pa dëmtuar veten? Pëshpëritësi është dikush që mund të krahasohet me një lojtar shahu. Dhe unë kam përshtypjen që ky lojtar mendon në mënyrë më të kujdesshme dhe është gjithnjë disa lëvizje para kundërshtarit”, shprehet Eppelmanni.

Më 1977, në moshën 23 vjeç, Angela u martua me fizikantin Ulrich Merkel, por u nda shpejt nga ai më 1981. Ajo e kaloi thuajse një dekadë në Republikën Demokratike Gjermane si një kimiste kuantike në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore, ku kishte mundësi të bënte kërkime mes përmes kazermave të Stasit, në Berlinin Jug-Lindor. Ajo ishte e vetmja grua në seksionin e kimisë teorike, një vëzhguese e të tjerëve, kureshtare e madhe e botës.

Njërëzit që e kanë ndjekur karrierën shkencore të Merkelit, mendojnë që zakonet shkencore të saj janë faktor i suksesit në politikë. “ Ajo është analistja më e mirë e çdo situate të dhënë që unë mund të mendoja”, tregon një zyrtar i lartë i qeverisë së saj. “Ajo shikonte vektorë të ndryshëm dhe thoshte, “Këtu mendoj se ka për të shkuar””, thotë zyrtari.

E trajnuar për të parë botën e padukshme në terma të grimcave dhe të valëve , Merkeli mësoi t’iu afrohej problemeve metodikisht, duke bërë krahasime, duke ngritur skenare, duke peshuar rrisqet, duke nxitur reaksione dhe më pas edhe pasi kishte marrë vendime priste e më pas vepronte. Një herë tregoi vetë një histori se si kishte ndenjur gjatë fëmijërisë së saj në një bord zhytjeje për një orë të tërë leksioni dhe me të rënë zilja e mbarimit të orës, ishte hedhur në ujë.

Ajo njëherë bëri shaka me tabloidin gjerman “Bild Zeitung”. “Burri në laborator ka gjithnjë duart në butona. Unë nuk mund t’i mbaja sepse po mendoja. Dhe më pas gjërat ranë dhe pajisja u shkatërrua”.

Përgjatë gjithë karrierës, Merkeli ka punuar se si ta kthente kohën në favor dhe të mbante gojën mbyllur.“Nuk është gruaja e emocioneve të mëdha sepse shumë emocione të shqetësojnë arsyen. Ajo e shikon politikën si një shkencëtare”, thotë Bernard Ulrich, zëvendës-redaktor i “Die Zeit”. Ai e quan atë “Një makinë që mëson”. Kurse Volker Schlöndorffi, drejtori I filmit “The Tin Drum” dhe i shumë filmave tregon për Merkelin se para se ta kundërshtosh atë duhet të mendohesh dy herë. “Ajo ka autoritetin e një njeriu që e di që ka të drejtë”./The New Yorker

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu