“The Telegraph”: Nëse fiton e majta, Bler, këshilltar i Shqipërisë

0
428

“Ish-kryeministri britanik, Toni Bler do të jetë një nga këshilltaret e qeverisë shqiptare, nëse koalicioni i majtë qeveritar me lider Edi Ramën do të arrijë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të mbahen më 23 qershor.” Kështu shkruan gazeta prestigjioze “The Telegraph” në një shkrim me titull “Toni Bler, këshilltar i qeverisë së re në Shqipëri.” Në këtë artikull theksohet se sondazhet e deritanishme nxjerrin fitues me 49% të majtën shqiptare dhe në rast të një rotacioni të mundshëm, Bler do të asistojë Shqipërinë në implementimin e një sërë reformash të reja, të cilat janë prezantuar në programin e partisë së zotit Rama. Gjithashtu shkruan gazeta britanike, Bler do të mund të jetë një këshilltar i mirë dhe në politikën e jashtme, veçanërisht sa i takon çështjes së Kosovës. Toni Bler është një figurë e dashur në vendin fqinj dhe njihet si një ndër personat që bashke me ish-presidentin amerikan Bill Klinton, kanë mbajtur peshën kryesore gjate luftës së Kosovës. “The Telegraph” zbulon se negociatat mes Rames dhe Bler nisën që në shkurt të këtij viti gjatë vizitës së një prej njerëzve më të afërt të Bler-it, Alastar Kembell në Tiranë, për promovimin e ditarit të tij bestseller. Javën e kaluar, Bler mbajti një takim me ish- kryebashkiakun e Tiranës, në të cilin u arrit marrëveshja.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu