Thirrja e Xhelal Sveçlës: Ta rrëzojmë qeverinë, siç bëri UÇK-ja me Millosheviqin

0
935

Xhelal Sfeçla

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të rrëzohet njëjtë sikur kishte bërë UÇK-ja në vitin 1999 me rrëzimin e diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq.

Këtë thirrje Xhelal Sveçla e ka bërë nga fshati Gërdofc i Podujevës, ku nuk u lejua ai dhe Fatmir Humolli i AAK-së të mbajnë debat me qytetarët në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi”, transmeton Indeksonline.

“… njëjtë të vendosur si në luftë, si në demonstratat para luftës që edhe këta mi rrezu qysh është rrëzu regjimi i Millosheviqit. Mos u habitni, edhe atëherë kanë thanë se kjo nuk ka shanca. Kush ka mendu që populli jonë ka me u mobilizu dhe me ndihmën e miqve tanë ka me rrëzu qat regjim. Ka pas jashtëzakonisht shumë skeptikë, por pat ardh qajo ditë. E njëjta situata është edhe tash…”, ka thënë ndër tjerash Sveçla.

Tutje ai ka shtuar se nëse “lidhësh veç me numra dhe veç me ligje, atëherë edhe UÇK-ja ka qenë organizim terroriste, por mbi të gjitha është e drejta e popullit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu