Titistët dhe Heronjtë e 81-shes

0
763

Duke udhëtuar nëpër kohe, vetëm gjatë periudhës së 33 vjeçare, sikur mijëra fytyra të shteruar na paraqiten në skenë me zbrazjen e mllefit kundër atyre që deshtë dritësimin e atdheut, kundër atyre që prishnin rendin dhe frymëzimin e “bashkim-vëllazërimit”, kundër atyre që donin lirinë, Kosovën Republikë.

Ky erozioni i Titistëve, i shërbëtorëve të denjët të “bashkim-vëllazërimit”, nuk na befasoi me sjelljet e tyre prej një sahanlëpirësi, që u sulën si hienat mbi figurat e ndritshme të kombit, mbi djemtë që i përplasën pjatën më 11 mars dhe për të shpërthyer me 26 mars revolta studentore dhe me 1,2,3 prill revolta gjithëpopullore për Kosovën Republikë, për lirin dhe barazinë me republikat tjera të asaj kohe në ish-Jugosllavinë fashiste. Mirëpo, ajo që dua ta theksoi është se: Duke shfletuar gazeta, e libra të ndryshme të cilat shkruajnë për periudhën e viteve 1981-2014 na del në pah se disa autor qëllimisht, për interesat e tyre të ultë, përpjekin ta devijojnë realitetin historik.  Duke gjykuar realisht pa emocione (për hir të realitetit, gjakut  të dëshmorëve dhe ndriçimin e fakteve për popullit, që të mos jetë i hamendur ndaj shpërfaqjeje të shumë fytyrave të dyshimta), po theksoi se dënimi i bijave dhe bijve tonë nuk ka qenë vetëm nga komitetlinjtë , e i gazetarëve lojal me qeverinë pushtuese, që shkruanin për irredentizmin dhe nacionalizmin shqiptar. Kësaj paturpësie iu bashkuan edhe disa profesor, magjistra e akademik, që villnin helm mbi djemtë e lirisë, që donin jo vetëm lirin e vetë por edhe të këtyre mjeranëve që po i dënonin në emër të “bashkim-vëllazërimit”, në emër të kriminelit, satrapit të shqiptarëve, Titon, djemtë që e donin republikën e Kosovës. Madje nuk ishte vetëm as kjo shtresë oguri, ogurkeqe, që villte helm e qante me lot si krua për fillesat e shkatërrimit të Jugosllavinë së Titos. Kësaj ogurie iu bashkuan edhe ca poet, kritik, historian që për fat të keq të tillët sot i kemi diku në krye të ndonjë partie, apo në ndonjë përmendore, ministri, apo diku në drejtësi, në ndonjë shoqatë emrat e tyre si për nderim, etj.

 

Dikush do të thotë nga lexuesit: Pse lumë artikullshkruesi e ke humbur durimin e nuk shkruan për pushtuesin serbë, po shkruan, me një mëri të madhe, kundër shqipfolësve!?

I nderuari lexues! Për hir të realitetit  u ktheva prapë te kujtesa e ngjarjeve të mëdha studentore e popullore për Republikën e Kosovës dhe lirinë e saj, sepse aty filloi rrënimi dhe krijimi, aty filloi vetëdijesimi dhe tradhtia. Do të ndalem te këto dy nocionet; e para  ku dhe është e qartë se nga kjo vetëdijes popullore iu lëkunden themelet e pushtuesit Jugosllav, po mu aty filloi krijimi i një vetëdijes kombëtare për një pavarësim, fillimisht për Republikën e Kosovës. Ndërsa te nocioni i dytë kemi të bëjmë me vetëdijesimin e popullatës, që edhe e kishte kuptuar se, kush ishin atdhetarët dhe tradhtarët. Kjo, në nocionin e dytë, ishte më e errtë se sa te nocioni i parë, sepse kishim të bënim me një dukuri jashtë normales dhe etikës njerëzore. Në njërën anë UDBA-shet Shqipfolës dhe në anën tjetër me rininë studentore që ndiqeshin nga pushtuesi sllavë dhe keqtrajtoheshin mu nga UDBA-shet shqipfolës.

Ashtu sikur juve të nderuar lexues dhe unë ndihem i revoltuar mbi të drejtën dhe realitetin e kohës që edhe sot pas 33 vitesh po tentohej të shtrembërohej nga lloji i këtyre tipave, që po fillojnë përmes kanaleve mashtruese ta rehabilitojnë vetën, ku dhe shkojnë më tutje duke i cilësuar djemtë e lirisë, herë si të ngutshëm, herë si të dëmshëm me parashtrimin  e tezave kundërthënëse me realitetin . Kinse politika e tyre, Titiste, na paska qenë më e favorshme për ne, që ende edhe sot ka të tillë shqipfolës që demonstratat e 81-shes, të cilat ishin fillesa e rrënimit të themeleve të Jugosllavisë së Titos, i cilësojnë si të inspiruar nga Serbia, dënimet i arsyetojnë me ndëshkimin edhe ekzekutimin e tyre i arsyetojnë se e kanë rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Këtë e thonë me këmbëngulje dhe duke i fajësuar rininë studentore dhe organizatat çlirimtare të asaj kohe dhe të mëvonshmet se ua paskan prishur rehatin këtyre shqipfolësve. Nëse kjo është arsyeshmëri i nderuari lexues, pse na u paska dashur gjithë këto vrasje, burgosje dhe në fund lufta çlirimtare nga UÇK-ja?. Po ashtu nëse Azem Vllasi, Ali Shukriu, Fadil Hoxha e shumë të tjerë të këtij rangu na qenka, sipas disave,- “atdhetar”, atëherë Jusufi, Kadriu, Nuhiu, Rexhepi, Afrimi etj çka na qenkan…? Për këtë kujt t’i besojmë? Tezave të parashtruara të këtyre shqipfolësve titistë, se demonstratat 81-shes na paskan qen të organizuar nga UDB-ja apo KGB-ja, bullgarët dhe dikush tjetër a? Ky pohim aq i ultë dhe fyes për ndërgjegjen e kombit dhe vetë popullin nuk qëndron me këto teza të mykura te disa shqipfolës që mundohen ta vejnë në analet e historisë si një histori reale. Kjo përpjekje e tyre është më tepër një injorancë e tejskajshme, sepse kërkesa për Republikën e Kosovës dhe demonstratat studentore ishin mbështetur në teorinë argumentuese, ishte kërkesë e drejtë, kërkesë që më vonë duhet të tejkaloi edhe përtej saj, te rikthimi në Shqipërinë amë.

 

Shtrohet pyetja,Pse tërë këto përpjekje nga titistë  për t’i vë pluhur rezistencës kombëtare, sidomos demonstratave të 81-shes?

 

Për këtë konstatoi se demonstratat e 81-shes ishin vazhdimësi e atyre të 68-tes dhe perceptimi i idealit për ta përçuar më tutje deri te finalizimi i vullnetit të popullit për republikë dhe madje për bashkim. Për këtë mbështetem në atë se bartës kryesor të kësaj rezistence ishin organizatat ilegale që edhe e sollën në saje të veprimtarisë së tyre edhe formimin e UÇK-së që ishte mbështetur pikërisht nga organizata ilegale, në veçanti nga LPK-ja (që nga kjo edhe rrodhi emri i UÇK-së, si dhe platforma dhe fillesat e para të formimit) dhe veprimtarët tjerë të devotshëm të çështjes kombëtare.

Duke ju përgjigjur parashtrimit të pyetjes Pse tërë këto përpjekje nga titistët  për t’i vë pluhur rezistencës kombëtare, sidomos demonstratave të 81-shes? Ishte dhe mbeti nga njerëzit që ishin mëshiruar me pushtuesin dhe më atë e dinin edhe për zot, sikur edhe kishin harruar identitetin e tyre, madje kishim edhe të atillë që miqësoheshin dhe vëllazëroheshin me pushtuesin vetëm e vetëm për të arritur besimin e plotë. Mbase që një pjesë e tyre, qoftë drejtpërdrejt, apo përmes pasardhësit të tij ka qenë i ndërlidhur me pushtuesin dhe mu për këtë  vraponin për ta pastruar emrin, duke njollosur të kaluarën historike të rezistencës kombëtare, në kurriz ta atyre djemve që u sakrifikuan për këtë liri. E ky sakrifikim i 81-shes, po edhe më tutje përpjekjet e organizatave ilegale, si edhe UÇK-ja që për këto struktura kombëtare pollën edhe shumë të liga se gjoja edhe këta na qenkan pjellë e Serbisë, të frustruar, apo çka jo tjetër.

Ky realitet është i hidhur dhe më i hidhur është atëherë kur një pjesë e popullatës, pa vetëdijen e saj ka rënë në këto ujëra të turbullta, duke i besuar tezave të paqëndrueshme dhe në anën tjetër duke e përqafuar shtrembërimin e historisë reale. Për këtë shtrembërim po i kontribuuan edhe disa media elektronike, TV dhe gazeta të cilët ju dhënë hapësirë të degraduarve që të shpifin të lirshëm dhe të krijojnë paqartësi, apo konfuzion në popull me deklaratat e tyre të shpifura dhe të ultë.  Zëra të këtyre sahanlëpirësve të dikurshëm dhe sot të zëshmit kundër organizatave, demonstratave  kombëtare sikur janë gjallëruar në mungesë të një rishikimit të domosdoshëm nga Kuvendi i Kosovës që nuk po e bënë me kohë që të lirohet populli nga këto ankthe tmerrimi dhe të hamendjes se kujt me i besua. Ta zami se një i burgosur që është keqtrajtuar deri edhe me fyerje me nënë nga një UDBA-shet shqipfolës, pse e deshi lirinë dhe Kosovën Republikë, takohet në një ministri apo punëtor i ndonjë administratës së drejtësisë, apo ndonjë postë të lartë partiak, çdo të thotë kjo…? Nëse edhe ndonjë ish i burgosur i ndërgjegjes që rrëfehet se ka përjetuar tortura më të shfrenuarat po nga ky UDBA shqipfolës, sikur mediet do ta favorizojnë për intervista dhe shkrime tjera UDBA-shin dhe do ta injorojnë të pësuarin, ish i burgosurin e ndërgjegjes, nga ky element që mund të jetë ende element i rrezikshëm për popullin.

Tetëdhjetë e njëshi ishte dhe mbeti vazhduese e denjët e NDSH, Adem Demaçit, Metush Krasniqit, Fazli Grajqevcit,etj. Për të vazhduar më tutje me organizatat atdhetare deri te formimi i UÇK-së që ishte filluar dhe organizuar nga LPK-ja më vonë edhe nga të gjitha shtresat dhe individët atdhetar që iu bashkuan UÇK-së, që  sot në saje të kësaj e gëzojmë këtë gjysmë lirie.

Qëllimi i shkrimit tim mbështetet në atë se duhet kuptuar dhe hedhim dritë mbi realen, e në asnjë rast  të mos biem viktimë e interesave të mykura të titistëve, të atyre që i humben dy gishta fytyrë në mbrojtjen e politikës titiste dhe më vonë të politikës fashiste të Milloshoviçit. Më lë përshtypja se ky lloj tipi i dëshpëruar nga humbja e këtij përvilegji, dhe nga ajo që s’u mbeti asgjë lidhur me armikun, si hije hienash i futën veshët në lesh, gjatë periudhës së luftës, ndonëse disa edhe ende kokorizni dhe qanin për përvilegjin e humbur që për të dalë më vonë në skenë me ndërtimin e një koncepti të politikës tashmë të njohur kundër djemve të lirisë, se gjoja këta…na paskan qen Marksist-Leninistë, apo Enverist dhe në emër të këtij koncepti e paska dëmtuar çështjen madhore të çlirimit të popullit dhe për kundër kësaj, këta titistë, me politikën e tyre  na e paskan përmbysur pushtuesin dhe sistemin komunistë dhe këta na e paskan pruar lirin që sot ne e gëzojmë, sa qesharake dhe aq injorante është ky fakt i nderuari lexues!

Për këtë interpretim të qëllimtë të disa njerëzve është mirë që kuvendi i Kosovës të marr iniciativë për të pastruar njëherë e përgjithmonë historinë nga elemente që i kontribuuan të së keqes, madje të dal hapur dhe në emër të popullit t’i denoncon dhe t’i dënoi të merituarit dhe shërbëtorët e armikut, sidomos edhe të tillët të mos jenë të pranishëm në organet e larta shtetërore, ose të ndonjë administrate publike.

Demonstratat e 68-tes, 81-shes, 89-tes dhe UÇK-ja  ishin dhe kanë mbetur ndërgjegjja më e pastër e kombit që në saje të kësaj pastërtie kemi arritur deri te kjo gjysmë lirie dhe drejtë aspirimit për realizimin e idealit për Shqipërinë Etnike. Po edhe është e moralshme që t’i përkulemi dëshmorëve, atdhetarëve që për lirinë tonë s’ndalen kurrë veprimtarin e tyre atdhetare dhe është një fakt i pamohueshëm që pa këtë shtresë dhe flijim të tyre nuk do ta gëzonim lirin dhe çdo përpjekje për njollosje është më tepër se jo normale, e dënueshme dhe për këtë duhet të ketë një ligj mbi mbrojtjen e historisë reale duke u krijuar nga etika morale e njerëzve të pastër e jo nga ata që dëshirojnë një histori jo reale. Në këtë ligj të futet mbrojtja e demonstratave të 68-ta, 81-ta, 89-ta dhe lufta e shenjtë e UÇK-së duke mos harruar as NDSH-ën dhe luftërat e mëparshme që kanë aspiruar për çlirim dhe lirin e popullit, kombit tonë shqiptar për një Shqipëri, Shqipërinë e bashkuar me të gjitha trojet e copëtuara që sot gjenden ende nën pushtuesit Maqedon-Serb, Malazez e Greke.

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu