Tmerr në Siri, filmohen prerjet e kokave (video, pamjet të rënda)

0
875

Botën e përshkoi një xhirim i postuar në YouTube, me pamjet tronditëse, ku priten kokat e tre personave. Dyshohet se viktimat janë mbështetës të Bashar al-Assadit, ndërsa ekzekutues forcat e kryengritësve. Në mesin e të ekzekutuarve është edhe një prift i Kishës Ortodokse siriane.

Në xhirimin prej gati 10 minutash, shihen burrat e lidhur, të rrethuar nga një numër i “vëzhguesve”, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë.

Deri tani nuk dihet identiteti i viktimave e as ekzekutorët, por dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me “motive fetare”.

Tortura është xhiruar me kamerën e telefonit, ndërsa e kanë postuar në YouTube mbështetësit e Assadit nga organizata “e vërteta siriane”.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

http://www.youtube.com/watch?v=Sz7rLIH8S_M

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu