Tomë Gashi: Fytyra e Astrit Deharit, është fshirë me peshqir dhe është pastruar me sapun, pasi ai është vrarë

0
628

tome-gashi

Avokati Tomë Gashi në emisionin “Click” në RTV 21 ka thënë se të vërtetat në këtë rast janë në fotografitë në dhomën e burgut.

“Aty ka qenë një peshqi i madhësisë mesatare, i tëri me gjak. Ka qenë një sapun i madhësisë mesatare”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, në fytyrën e tij nuk ka pasur asnjë pikë gjaku.

“Fytyra e tij ka qenë më e pastër se sa sa e imja. Fytyra e tij është fshirë me peshqir dhe është pastruar me sapun, pasi ai është vrarë”, ka thënë ai. Sipas tij, ai nuk ka mundur për së vdekuri ta pastroj fytyrën e tij./ Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu