Tomë Gashi s’u beson videove të publikuara për rastin Dehari, do përgjegjësi

0
651

vedeo-burgu

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka komentuar videot e shfaqura nga televizione e portale sonte.

Ai ka thënë se me publikimin e këtyre videove, është duke u tentuar që të vërtetohet diçka para se të dalin rezultatet përfundimtare.

“Në autenticitetin e këtyre videove nuk besojnë as ata që i kanë publikuar dhe as ata që i kanë dhënë ato. Si është e mundshme që ato të dalin nga Drejtoria e Policisë, kur këto kanë qenë në posedim të drejtorit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi”, ka thënë Gashi për portalin Koha.net.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur qasje në këto video.

“Absolutisht, kurrfarë njohurie nuk kemi pasur askush, dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi dikush se si kanë rrjedhur këto video deri në televizion kur këto do të duheshin të ishin të sigurta, në një dhomë më të sigurt se dhoma e provave në Polici që ishte vjedhë në Policinë e Kosovës. Kjo është lojë jo vetëm me të vdekurin por edhe me të gjallët”, ka thënë Gashi, për Koha.net. “Unë do të kërkoj përgjegjësi prej atyre që e kanë këtë përgjegjësi, por po duket se këta përgjegjësi nuk kanë”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu