Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi akoma nuk është njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Gashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se do të ketë hetim ndërkombëtar dhe të pavarur.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ne cilësinë e avokatit te familjes Dehari, unë nuk jam njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e vrasjes se Aktivistit te Lëvizje VETEVENDOSJES Astrit Dehari, deshten apo nuk deshten, pranuan apo nuk pranuan, lejuan apo nuk lejuan,do te ketë hetime ndërkombëtare dhe te pavarura.
Ekspertet e mjekësisë ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymëmarrjes me mjet te forte është vetlendim,dhe nuk kanë then me asnjë shkronje, asnjë fjale , dhe asnjë fjali se kemi te bëjmë me vetëvrasje, askush pos kryeprokurorit Syle Hoxha këtë nuk e ka thënë, aj qëllimisht , rastësisht, i porositur , apo nga mosdija, e tha fjalën e fundit te paren, sipas tij rasti është mbyllur me kaq.