Tomislav Nikoliq: Për Kosovën kam nje zgjidhje

0
678

Nikolic

Kryetari i Serbisë , Tomislav Nikoliq ka thënë se se ai po përgatit një dokument që parasheh një “zgjidhje të përhershme” për Kosovën dhe ky dokumentet do t’i të dërgohet edhe qeverisë për miratim, raporton B92.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjendjen aktuale në “krahinën e saj jugore”, e quan transitore.

Nikoliq theksoi se ky dokument, para se të shkojë në qeveri, do të ketë pajtueshmërinë e të dyve – kryeministrit dhe kryetarit.

“Të dytë do të dakordohemi lidhur me atë që do të dërgojmë në qeveri”, ka deklaruar Nikoliq.

Nikoliq ka deklaruar se “nëse duhet si kryetar i Serbisë të dalë para qytetarëve dhe t’ju thotë se sa e rëndë është zgjidhja për Kosovën, ai është krejtësisht i gatshëm ta marrë përsipër këtë rrezik”.

Ai ka thënë se është i sigurt se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së gjatë mandatit të tij, poqëse edhe shqiptarët do ta pranonin dokumentin e Serbisë për Kosovën, Serbia akoma shpreson te gjei nje zgjidhje dhe mirkuptim me Bashksin Nderkombtare për nje Status Special për Kosovën që Kosova te jete ne lidhje me serbin dhe te jete e varur Politikisht apo te kete nje lloi shtetsie te llojit të Lichtesteinit brenda Zvicerres.

Nikoliq mendon se çështjen e Kosovës duhet “hapur menjëherë, le të del ku të del”.

“Në qoftë se nuk na duan sepse nuk e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, le të na e thonë”, thotë kryetari serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu