Tetovë, 9 maj – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar sot me titullin “Dëshmor i Kombit” pesë nga 71 ushtarët nga Shqipëria të rënë në luftë nën emblemat e UÇK-së.
Bëhet fjalë për gjeneralin Tahir Sinani, Skerdilajd Llagamin – komandant “Shpendi”, Lefter Koxhajn – komandant “Teli”, Pajtim Rrocin dhe Ndriçimi Koxhën.
Lajmin e bën të ditur Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila njëherësh informon edhe për aktivitetet dhe bashkëpunimin e saj me organizatat e tjera.
Kështu, në njoftimin e SHVL UÇK-së të Fazli Veliut, bëhet e ditur se “organizata NFUV – NGO Military, e kryesuar nga M. Kastriot Dokolli në Tiranë, për fëmijët e familjeve të Dëshmorëve ka ndarë 15 bursa për studime profesionale”.