Topi, pasaportë shqiptare për katër lojtarë

0
541

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pajisi me pasaportë shqiptare katër lojtarë të rinj me origjinë nga Kosova, të cilët luajnë me skuadra europiane. Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, i cili luan me Kalmar në Suedi, ishte njëri nga të rinjtë që u pajis me pasaportë shqiptare. Pas ndeshjes ndaj Iranit, ai nuk do të ketë pengesë për të luajtur në ndeshjet zyrtarë për kombëtaren Shqiptare. Tre lojtarët e tjerë, Leotrim Gashi, i cili luan me skuadrën e dytë të Okserit, Gjelbërim Taipi, i cili luan me Shkëndijën e Tetovës dhe Shpend Matoshi, i cili luan me Kiason në Zvicër, u pajisën me pasaportë pas kërkesës së trajnerit të Shqipërisë U21, Skënder Gega, i cili i ka grumbulluar të tre lojtarët për ndeshjen ndaj Portugalisë më 4 qershor.

Profesionalizmi

Fushat jashtë standardeve kanë ndikuar dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin profesional të lojtarit, pasi zhdërvjelltësia e aksioneve të skuadrave nuk kryhet natyrshëm, duke ndikuar negativisht në zhvillimin teknik dhe fizik të tij. Pikërisht mungesa e dy aspekteve kryesore, anës teknike dhe asaj fizike, janë ndër arsyet kryesore të dështimit të lojtarëve tanë kur provohen jashtë Shqipërisë. Jo më kot trajnerët e kombëtares Shqiptare i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin prioritet lojtarëve shqiptarë që janë formuar si të tillë jashtë Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu