Trafikimi me organe: Pritet të ngritët aktakuzë ndaj anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së

0
713

Taskë Forca Speciale e Bashkimit Europian e cila ka nisur hetimet për trafikim organesh në Kosovë, në shtator të vitit 2011, tashmë e ka përfunduar punën, bëjnë të ditur burime të Gazetës Express.

Gazeta mëson se prokurori amerikan Clint Williamson që është udhëheqës i Taskë Forcës tashmë e ka kryer procesin e intervistave dhe të hetimeve. Por, amerikani Clint Williamson nuk do të jetë prokuror i këtij rasti, por ai vetëm e ka përfunduar raportin dhe sipas tij, ka bazë të mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë e që pritet të ndodhë gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Por aktakuza nuk pritet të ngritët për atë që është përfolur deri më tash – për tregtinë me organe.

Gazeta mëson se çështja mbetet se ku janë trupat e serbëve të zhdukur dhe jo nëse u janë marrë atyre organet.

Pra nga hetimi i Taskë Forcës ka rezultuar se dikush prej Shtabit të Përgjithshëm të UCK’së është përgjegjës.

Sipas burimeve të Gazetës Express, aktakuza do të përfshijë ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së dhe ish-komandantë të zonave.

Sipas këtyre burimeve, përgjigja në këtë enigmë është zbardhur më së shumti në tekstin e New Yorker “Bring up the bodies” – në pjesën e dytë të të cilit tekst është definuar pak a shumë se kush ka qenë përgjegjës për dyshimet e shumëpërfolura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu