Trajtimi i pacientëve brenda kompetencave të profesionistëve

0
660
Trajtimi i pacientëve brenda kompetencave të profesionistëve

Rrjedhimisht mund të shtrohet pyetja rreth dhënies së ilaçeve, të cilat nuk duhet të jepen domosdo. Por si e sheh përdorimin e ilaçeve tek pacientet profesor Latif Hoxha, një temë që natyrisht mund të shtrohet si debat ndër profesionistë. A ka nguti shpeshherë në dhënien e ilaçeve, sikurse ngutja për ta dhënë një diagnozë të caktuar?

Sigurisht janë dy çështje të theksuara lidhur me psikologjinë, kur flasim për anën jo profesionale ose qasjen e gabuar profesionale. E para ka të bëjë me të ashtuquajturit pseudo-psikologë që nuk janë psikologë por merren me psikologji dhe të dytët janë profesionistët e shëndetit mendor që shpesh ndodh të kapërcejnë kompetencat e fushës së vet, apo nuk e shterojnë deri në fund problemin për t’i caktuar diagnozën që i duhet pacientit, nëse është për psikologë ta trajtojë psikologu dhe nëse është për psikiatër ta trajtoj psikiatri. Edhe ky është gabim profesional që për shkaqe të ndryshme, pacientit i jepet një udhëzim i përkohshëm e shpesh me pasoja tjera të mëvonshme për arsye se pacienti nuk është në rrugën e saktë të trajtimit. Për ta ndjekur një rrugë të qartë duket se janë shumë të nevojshme tryezat e punës, konferencat e seminaret e përbashkëta mes profesionistëve të shëndetit mendor që në vend të ndërhyrjes në kompetenca të rritet bashkëpunimi për trajtim të pacientëve, të bëhen të qarta rrugët nga neurologu-psikiatri-psikologu dhe anasjelltas.

Trajtimi i pacientëve brenda kompetencave të profesionistëve

Rrjedhimisht mund të shtrohet pyetja rreth dhënies së ilaçeve, të cilat nuk duhet të jepen domosdo. Por si e sheh përdorimin e ilaçeve tek pacientet, profesor Latif Hoxha, një temë që natyrisht mund të shtrohet si debat ndër profesionistë. A ka nguti shpeshherë në dhënien e ilaçeve, sikurse ngutja për ta dhënë një diagnozë të caktuar?

Profesor Latif Hoxha thotë se ‘’Në vendin tonë dhe në shumicën e vendeve të botës është e ndaluar që psikologët të përshkruajnë ilaçe dhe edhe unë personalisht jam kundër. Gjithsesi ka vende ku lejohet pas shkollimit shtesë në neuro dhe psikofarmakologji’’ Ai shton tutje se ‘’Nëse mjeku konstaton që nuk ka pacienti një shkak mjekësor për shenjat dhe simptomatologjinë që ka në pasqyrën klinike, NUK duhet që të rekomandoj ilaçe duke i thënë “Asgjë nuk ke…..”, por duhet rekomanduar te psikologu duke qenë i vetëdijshëm për gjenezën psikike të gjendjes së tij dhe nevojën për psikoterapi’’. Ndërkohë që profesor Hoxha shtron një pyetje thelbësore, kur mjeku i thotë pacientit asgjë nuk ke dhe ndërkohë i jep një qese me ilaçe, çfarë duhet të mendojë pacienti?! Pasi nuk paskam asgjë, pse këto ilaçe?! Tutje në shkrimin e tij ai thotë se është shumë e pamoralshme dhe e padinjitetshme  nëse një psikolog përshkruan ilaçe dhe nëse një mjek vepron dhe nuk referon rastet përkatëse tek psikologu.

Trajtimi i pacientëve brenda kompetencave të profesionistëve

‘’Fatkeqësisht tek ne ka sharlatanë dhe pseudo-profesionistë të tillë që “shërojnë” gjithçka dhe çdo lloj sëmundje. Uroj nga zemra për një vetëdijesim më të madh të këtyre “profesionistëve” për hir të njerëzve që kanë hall dhe kanë nevojë për ndihmë !’’, shkruan Latif Hoxha.

Trajtimi i pacientëve brenda kompetencave të profesionistëve

Jegi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu