Transkript 3: Biseda Ademi – Ahmeti zbardh ndërhyrjen e BDI-së në punësime dhe bashkërendime në USHT

0
826

ademi

Në një bisedë të publikuar nga materialet e përgjimeve midis deputetit Xhevat Ademi dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti zbardhen detaje për ndikimet e forta politike të BDI-së në Universitetin e Shtetëror të Tetovës. Përveç rivaliteteve, punësimeve në baza partiake, Ademi qartëson ndikimet partiake në këtë universitet dhe ndërhyrjet në punësime dhe gjëra të tjera, ku shfaqen edhe klane dhe grupime të ndryshme.

Biseda mes Xhevat Ademit dhe Ali Ahmetit:

AA: Alo

XHA: Shoç si je ?

AA: Mirë.

XHA: A je mirë ?

AA: Mirë, mirë.

XHA: Me shëndet ?

AA: Mirë

XHA: Ne kemi një mbledhje të komitetit.. por ta qajt një hall

AA: Aha

XHA: Mu lajmërua Vullneti (aludohet Vullnet Ahmeti) dhe dekani i fakultetit filozofik

AA: Hmm

XHA: Më vjen keq që po të them, ama them që Agroni (ish-rektori i ndjerë) a me qëllim e bën a çfarë loje bën, nuk edi. Që do të thoja gabimin parimor. Angazhimin e profesorëve nuk e bën prodekani për çështje arsimore, por këtë ja ka dhënë Adem Beadinit, sekretarit analfabet të USHT.
Kjo është ana parimore. Ana praktike, për të cilën më luti Vullneti (Vullnet Ahmeti) dhe Fehari (prorektori aktual) është të të njoh se me propozim të Adem Beadinit, dhe më pas do të tregoj se çfarë ka thënë ai budalla, e kanë largu nga puna gruan e “Ballistit”, Sarën. Magjistre e psikologjisë, vajza e doktor Shaniut, fqinjë  të mi që i kam 5 metra afër. Është gruaja e Armirit.

Dje e kanë largu Ejupin, para disa ditëve edhe një tjetër. Këta a duan ta pastrojnë UT-në prej BDI-së. (INA)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu