Transport publik falas për pensionistët e Prishtinës

0
668

levizja-vetevendosje-logo

Transporti publik për pensionistët e Prishtinës do të jetë falas, “Levizja Vetevendosje” e Albin Kurtit po i ben realitet premtimet qe ka bere gjat fushates zgjedhore të 8 Qershorit 2014

Duke filluar nga muaji nëntor. Lajmi është bërë i ditur sot nga Komuna e Prishtinës, e cila ka listuar edhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar për bileta.

“Pensionistët e interesuar duhet të paraqiten në ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’, ndërsa me vete duhet të kenë letërnjoftimin, një fotografi dhe vërtetimin e vendbanimit, i cili lëshohet nga bashkësia lokale përkatëse”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, Komuna bën me dije se bileta për pensionistët do të vlejnë për 6 muajt e ardhshëm, çka do t’u sigurojë transportin falas për linjat 3 dhe 4. “Ky është hapi i parë drejt realizimit të qëllimit për të ofruar shërbimin falas në të gjitha linjat, deri në integrimin e tyre dhe përfundimin e reformës” – përfundon njoftimi Komunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu