Tre të vdekur në aksident komunikacioni në afërsi të Klinës

0
664

Prishtinë, 3 prill – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në rrugën Klinë-Gjakovë, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe një është lënduar.

Sipas RTK-së, që të gjithë janë nga fshati Vulljakë i Klinës.

Siç bënë të ditur policia viktimat janë ngasësi dhe dy bashkudhëtarë, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i tretë, i cili është dërguar në Spitalin e Pejës.

Policia ende nuk ka njoftuar për rrethanat e këtij aksidenti që përfundoi me vdekjen e tre personave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu