Tre terroristë të identifikuar për sulmet e Parisit deri tani

0
998

Terrori ne France

Autoritetet franceze thonë se kanë identifikuar tre nga terroristët që kryen sulmet serike në Paris mbrëmjen e së premtes. Familjarët e tyre janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Të dhëna jozyrtare thonë se njëri prej tyre ishte vetëm 15 vjeç.

Mes të identifikuarve që kryen sulme vetëvrasëse është edhe edhe shtetasi francez, Omar Ismail Mostefaï (1985). Ai është rritur në lagjen e varfër të Parisit, Courcouronnes, transmeton KosovaPress.

Mostefaï ka të regjistruar dosje kriminale për disa krime të vogla dhe ishte dënuar tetë herë brenda viteve 2004-2010, por asnjëherë nuk ishte mbajtur në burg.

Ai ishte futur në listën e rrezikut të lartë për radikalizim në vitin 2010, por asnjëherë nuk ishte hetuar për ndonjë lidhje me organizatat terroriste, citohet duke thënë prokurori i Parisit, Francois Molins nga AFP.

Policia po mundohet të zbulojë nëse Mostefai kishte udhëtuar ose jo drejt Sirisë vitin e kaluar.

Dy të dyshuarit tjerë për sulmet e Parisit besohet të jenë nga Siria, të cilët depërtuan në Evropë përmes Greqisë muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu