Tri nëna me fëmijë, pa bashkëshortë, pa bukë e ilaçe

0
727

Varferia

Një shtëpi dhe katër nëna, tre nga to janë pa bashkëshortë. Gazeta Express ka sjell rrëfimin mbi realiteti e një familje që jeton në Kryeqytet dhe që shteti i ka lënë pa përkujdesje e që vuajnë për bukë e ilaçe
3 Nëna me fëmijë e pa bashkëshort, pa bukë e ilaqe by GazetaExpressTV

Në këtë shtëpi e cila gjendet në Prishtinë jetojnë 4 nëna, 3 nga to janë pa bashkëshort.

Emine Halili ka 3 fëmijë, një djalë të martuar i cili është i pa aftë, nusen me djalë dhe 2 vajza të cilat kanë nga një fëmijë. Kjo familje jeton në skamje dhe me vuajtjet e sëmundjeve që kanë. E zonja e shtëpisë humbi vetëdijen gjatë kohës sa ishim prezent.

Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk është pronë e tyre ndërsa Eminja thotë se tani nuk marrin as asistencë sociale. Mënyra se si sigurojnë bukën është e dhimbshme.

Njëra nga dy vajzat e Emines ka thyer këmbën, përveç pamundësisë për tu përkujdesur për fëmijën, ajo nuk ka as të holla për shpenzimet që kërkon trajtimi mjekësor.

Të lënë pas dore nga shteti, shpresa e tyre e vetme është ndonjë ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë që sadopak të u lehtësohen dhembjet dhe të sigurojnë bukën e gojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu