Tribunë kushtuar Demostratave të vitit 1981

0
930

Në 30 vjetorin e demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981 të organizuara nga në Kosovë dhe mërgatë, Këshilli Organizativ në Zvicër, (për shënimin e këtyre ngjarjeve historike), organizon tribunë.

Tribuna mbahet më datën 06 mars 2011 në restorant Pizzeria POSTHOF, Zürcherstr. 164, 5432 Neuenhof (Afër Wettingenit). Me këtë rast Këshilli Organizativ fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të paraqiten në tribunë me punimet e tyre të lajmërohen sa më parë në këta numra telefoni:

 

 

++41 79 290 94 92, ++41 76 266 75 14 dhe ++41 76 203 02 21

 

Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave është data 27. 02. 2011.

 

Akademi përkujtimore për Kadriun, Jusufin, Bardhoshin, Rexhepin dhe Nuhiun

 

Opinioni shqiptar me kohë është informuar se në Zvicër disa muaj më parë është themeluar Këshilli Organizativ për Shënimin e 30 Vjetorit të Demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe Mërgatë. Në kuadër të veprimtarisë së vet, ky këshill, veç tjerash ka paraparë organizimin e një tribune në të cilën me referate e kumtesa do të flitet rreth rëndësisë politike-historike të ngjarjeve të Pranverës së Madhe 1981. Tribuna është e hapur për të gjithë veprimtarët, publicistët, historianët, pjesëmarrësit e demons – tratave të vitit 1981 në Kosovë dhe mërgatë si dhe për të gjithë krijuesit e artistët shqiptarë dhe të huaj, punimet e të cilëve do të hedhin dritë mbi ngjarjet e vitit 1981.

 

Temat janë të lira, por duhet të jenë domosdoshmërisht të lidhura me demonstratat e vitit 1981 si për shembull:

 

· Si u organizuan këto demonstrata?

· Rëndësa e tyre politike dhe historike,

 

· Pjesëmarrja e femrës shqiptare në këto demonstrata,

 

· Ndikimi i organizatave ilegale në demonstrata,

· Ndikimi i literaturës dhe shtypit nga Shqipëria,

· Roli i mërgatës shqiptare në përkrahje të këtyre demonstra – tave,

· Demonstratat e bashkatdhetarëve gjatë vitit 1981 nëpër botë Portrete të veçanta të demonstruesve të vrarë e të plagosur, Protagonistë të veçantë të këtyre ngjarjeve,

· Pse këto demonstrata u shpallën kundërrevolucionare,

· Cili ishte vlerësimi politik i këtyre demonstratave nga organet shtetërore dhe partiake të asaj kohe në Kosovë e ish – Jugosllavi,

· Numri i të burgosurve politikë si dhe shumë tema tjera të ngjashme që nuk dalin në asnjë mënyrë përtej ngjarjeve të vitit 1981.

Lidhur me këtë është formuar Komisioni për Vlerësim dhe Redaktim, i cili kërkon nga të gjithë referuesit që të bazohen në fakte, shifra dhe ngjarje konkrete të asaj periudhe historike. Kumtesat gjithsesi duhet të mbështeten në realitetin e kohës, pa më të voglin pretendim për t’i zvogëluar apo rritur ato. Me një fjalë, kriter kryesor për leximin e kumtesave e referateve dhe pastaj botimin e tyre në një libër të përbashkët që do të botohet në 30 vjetorin e këtyre ngjarjeve, do të jetë argumenti dhe fakti historik. Përshkrimet, fyerjet, të pavërtetat, lëvdatat e panevo – jshme, inatet, lokalizmat, pikëpamjet politike e partiake në asnjë rast nuk do të lejohen të jenë tema diskutimi a referimi. Ndaj, kërkojmë me rigozitetin më të madh që gjithçka që shkruhet të jetë e mbështetur në fakte, mundësisht e shoqëruar me foto, zë autokton, faksimile dorëshkrimesh dhe fusnota. Me këtë rast Këshilli Organizativ fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të paraqiten në tribunë me punimet e tyre të paraqiten sa më parë në këta numra telefoni:

079 290 94 92, 076 266 75 14, 076 203 02 21

Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave është data 27. 02. 2011.

Tribuna mbahet më datën 06 mars 2011 në restorant

Pizzeria POSTHOF, Zürcherstr. 164, 5432 Neuenhof

 

(Afër Wettingen-it)

 

Ismet Rashiti, Zvicër – 20. 02. 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu