Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO)

0
656

Nxensi i rragur

(I plotësuar)  Rastin e rrahjes të nxënësit e ka konfirmuar edhe drejtori i Shkollës Fillore “Migjeni”, Tafil Halilaj.

Ai ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa ndaj arsimtarit i cili ka ushtruar dhunë ndaj M.L.

“Po, është e vërtetuar rasti dhe është konfirmuar që është përdorur dhuna ndaj nxënësit. Drejtoria e Arsimit në komunën e Drenasit shumë shpejt do të dal me një qëndrim ku do të ndërmerren masa ndaj arsimtarit I.D.”, ka thënë drejtori Tafil Halilaj për Indeksonline.

—–

Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur dje në shkollën fillore “Migjeni” të fshatit Baincë të komunës së Drenasit, ku me ç ‘rast është rrahur brutalisht një nxënës i kësaj shkolle.

Indeksonline mëson se nxënësi M.L. në klasën e 6-të është rrahur nga arsimtari i tij, I.D. (emër i njohur për redaksinë) për gjëra tejet banale.

Në foton e siguruar nga Indeksonline shihen qart goditjet e rënda që janë shkaktuar nxënësit M.L.

Njëri prej dëshmitarëve i cili nuk deshi t’i përmendet emri ka treguar arsyen se pse arsimtari ka rrahur nxënësin.

“Veç pse e ka pyet arsimtarin se pse ia qiti 2-sh dhe ai nuk ka qenë i kënaqur, arsimtari menjëherë e ka rrahur atë”, ka thënë ky dëshmitar.

Nga ana tjetër, kryetari i këshillit të prindërve të SH.F “Migjeni”, Fatmir Kiqina në një prononcim për portalin tonë tha se gjesti i arsimtarit ka qenë tejet i paparanueshëm për banorët e fshatit të tyre.

“Ky rast është krim, me rreh fëmijën me i bë shenja është krim”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu