Trumpi është i tmerruar nga libri i Boltonit

0
169
Trumpi është i tmerruar nga libri i Boltonit

Administrata “Trump” sapo goditi John Boltonin me një proces gjyqësor në përpjekje për të ndaluar publikimin e librit të tij.

Padia synon të bllokojë botimin e Boltonit “The Room Where It Happened” të martën e ardhshme, 23 qershor, siç ishte caktuar, duke argumentuar se Boltoni “rrezikon sigurinë kombëtare”, shkruan “ViceNews”.

Tani Trumpi është në një tërbim ligjor kundër njeriut që ai vetë e emëroi, për ta ndihmuar në vendimmarrjet e tij më të rëndësishme të sigurisë kombëtare – ndërsa përpiqet që t’ia mbajë gojën mbyllur Boltonit për atë që ka parë dhe dëgjuar në zyrën e tij.WERBUNG

Presidenti Trump ndoshta nuk do të jetë në gjendje të ndalojë Boltonin, falë mbrojtjes së fortë të Kushtetutës për fjalën e lirë. Por ai ende duket i vendosur për të provuar, transmeton “Zeri”.

Ankesa prej 27 faqesh e akuzon Boltonin për shkelje të kontratës që e nënshkroi kur ai u bë këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Trumpit në vitin 2018 dhe fitoi qasje në shumë informacione të klasifikuara.

Procesi gjyqësor filloi një ditë pasi Trumpi kërcënoi Boltonin me “probleme penale” nëse ky do të vazhdonte me librin. Trumpi këmbëngul që “çdo bisedë” të cilën ai ka bërë si president është e klasifikuar, kështu që Boltoni do të ishte duke shpërndarë sekretet e mbrojtura të shtetit.

Trumpi tha: “Nëse libri publikohet, ai do e shkel ligjin” dhe “shpresoj se ai do të ketë probleme penale. Shpresoj që të ketë”.

Libri portretizon Shtëpinë e Bardhë të Trumpit si të fiksuar vetëm për të siguruar rizgjedhjen e Trumpit mbi të gjitha prioritetet tjera dhe përfshirjen në një larmi vendimmarrjesh të pahijshme ndërkombëtare me vende të huaja, sipas përshkrimit të botuesit.

Trumpi u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve në dhjetor për presionin që ia bënte Ukrainës për të hetuar rivalin e tij demokrat të vitit 2020, ish- zëvendëspresidentin Joe Biden. Libri i Boltonit sjelljet e Trumpit me Ukrainën i cilëson vetëm si majë të ajsbergut.

Deri më tani Boltoni nuk është lëkundur nga kërcënimet e Trumpit.

Të martën ai postoi në “Twitter” një link nga grupi i drejtësisë ACLU, ku thuhej se as ish-presidenti Richard Nixon nuk ishte në gjendje të ndalonte mediat nga publikimi i dokumenteve të Pentagonit, të cilat përshkruanin politikën ushtarake amerikane në Vietnam mbrapa në vitet 1970, transmeton “Zeri”.

Boltoni mburrej për njohuritë e tij mbi situatën e Ukrainës në kohën kur edhe akuzohej Trumpi, në këtë mënyrë edhe ishte parë si dëshmitari kryesor potencial. Por ai kurrë nuk dëshmoi. Boltoni refuzoi Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga Demokratët. Ndërsa ai më vonë ofroi të fliste me Senatin e kontrolluar nga Partia Republikane, ai kurrë nuk u thirr nga aleatët republikanë të Trumpit në Dhomën e Lartë të Përfaqësuesve.

Në ankesën e Trumpit përmenden raportimet e mediave ku thuhej se Boltoni ishte paguar 2 milionë dollarë për librin.

Trumpi i kërkoi Kinës ndihmë për t’u rizgjedhur

Donald Trump i kërkoi presidentit kinez Xi Jinping ndihmë që të rizgjidhet president në 2020-n, shkruan në librin e tij të ri John Bolton, ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën “Trump”, sipas disa pasazheve të librit të publikuara të mërkurën.

Gjatë takimit me zotin Xi në qershor të vitit të kaluar presidenti “në mënyrë tronditëse ndërroi bisedën, duke u përqendruar te zgjedhjet presidenciale amerikane, duke aluduar mbi mundësinë që kapacitetet ekonomike të Kinës të ndikonin në fushatë dhe duke iu lutur zotit Shi të garantonte fitoren e tij”, shkruan ish-këshilltari i afërt i presidentit në librin e tij të ri, që premton të jetë një botim bombastik, sipas personave që e kanë lexuar, transmeton VOA.

Në pasazhe të botuara nga “The Washington Post”, “The New York Times” dhe “The Wall Street Journal” Boltoni shkruan se presidenti Trump theksoi rëndësinë e fermerëve amerikanë dhe si do të ndikonte te rezultati i zgjedhjeve amerikane “shtimi i sasisë së sojës dhe grurit amerikan”, që do ta blinte Kina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu