Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një tryezë publike me temën “Kosova pas marrëveshjeve në Bruksel – Implikimet për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit – Çfarë duhet të bëjmë ne?”.
Në tryezë, siç lajmëroi VV, do të marrin pjesë dhe do të kontribuojnë në diskutime përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë si dhe përfaqësues të subjekteve politike opozitare.
Tryeza do të mbahet në Qendrën “Orion” në Prishtinë, me fillim në ora 10:00./Kp