Turnir në Futboll të vogël në Stuttgart

0
873

Njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Stuttgart me rrethinë, se me datën 07.07.2012, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit, do të mbahet një turnir i futbollit enkas për fëmijët shqiptar. Turniri do të organizohet nga shkollat shqipe, në bashkëpunim me një grup bashkëatdhetarësh tanë të cilët janë të kyqur në jetën sportive në Stuttgart me rrethinë.

 

Ky turnir do të organizohet vetëm për fëmijët shqiptar të këtyre grup moshave:

6-8 (4+1) , 9-11 (5+1) , 12-14 (5+1) dhe 15-17 (5+1).

Këshilli organizativ do të shpërblej të gjithë fëmijët pjesëmarrës me mirënjohje, kurse ekipet fituese të të gjitha grup moshave do të stolisen me kupën e më të mirit. Prandaj, kërkojmë nga ju, që të paraqitni ekipet tuaja deri me datën 05.07.2012. Këshilli organizativ do të përkujdeset për prezencen tuaj, që të shërbeheni me ushqim dhe pije freskuese.

Kurse, Ansambli i valleve shqipe “MIGJENI” do të paraqitet me program kulturo-artistik.

Tani, ky turnir është bërë tradicional për fëmijët shqiptar. Prezenca e fëmijëve tuaj do ta madhështon këtë manifestim tradicional për fëmijet shqiptar.

Në pjesën e dytë do të kenë rastin edhe të moshuarit të zhvillojnë lojë futbolli.

Shpresojmë se do të kaloni çaste të këndshme!

Adresa: Stadion SG 07 Untertürkheim, Bruckwiesenweg 18A, 70327 Stuttgart- Untertürkheim

Të interesuarit mund të paraqiten në këta numra të telefonit:

01727405494  –  01622481355  –  01625636070  –  01627120179

dhe në këtë E-Mail: [email protected]

Me respekt: Këshilli organizativ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu