Turpi i Zvicrës: Fëmijët përdoreshin si fuqi e lirë punëtore në ferma

0
755

Femia CH

Mijëra njerëz në Zvicër të cilët ishin shtyrë me forcë për të punuar në moshën fëmijërore tani po kërkojnë kompensim për rrëmbimin e fëmijërisë së tyre. Që nga vitet 1850, qindra mijëra fëmijë nga Zvicra ishin marrë nga prindërit e tyre dhe ishin dërguar nëpër ferma për të punuar – praktikë kjo që vazhdoi deri në shekullin 20. Historianët vlerësojnë se ishin qindra mijëra raste të tilla me fëmijë. Brenda vetëm një viti rreth 1930-ëve, të dhënat tregojnë se 30.000 fëmijë ishin vendosur në familje mikpritëse përgjatë Zvicrës.

Femia CH

Parlamenti Zviceran, “Bundeshaus” tani është nën stres të madh. Aktivisti Guido Fluri posa ka marrë 100.000 nënshkrime për një peticion që do të vejë në konsideratë kompensimin në një referendum nacional. Ajo po kërkon një paketë dëmshpërblimi për rreth 500 milion franga zvicerane për 10.000 fëmijët të cilët llogaritet se janë të gjallë sot, si dhe persona të tjerë të cilët kanë pësuar nga masat detyruese të shtetit.

Peticioni është nisur në prill të këtij viti dhe Fluri thotë se suksesi i kësaj iniciative tregon se sa fuqishëm populli Zviceran simpatizohet me fëmijët e kontraktuar.

Mbathjet e Femieve CH

“Është e vështirë të dihet saktësisht sa fëmijë janë kontraktuar pasi të dhënat janë mbajtur sekrete ose nuk janë mbajtur fare” thotë historiania Loretta Seglias. “Disa fëmijë bile janë shfrytëzuar edhe nga organizata private, ose nga vetë familjet e tyre” shton Seglias.

Se sa janë shfrytëzuar këta fëmijë demonstrohet nga fakti se ekzistojnë raste edhe gjatë fillimit të shekullit të njëzetë, kur ata ishin mbledhur nëpër sheshet e fshatrave dhe ishin shitur nëpër ankande.

Femia CH

Një ekspozitë që u hap pesë vjet më parë, dhe që është ende e hapur sot në muzeun Ballenberg, zgjoi Zviceranët modern duke i shokuar me të kaluarën e errët të shtetit të tyre me keqpërdorimin e fëmijëve. Basil Rogger, i cili qëndron mbrapa kësaj ekspozite, thotë se që nga vitet 1920 ka pasur qarkullim të vazhdueshëm të pamfleteve, autobiografive dhe artikujve nëpër gazeta të cilat flisnin për fëmijët e kontraktuar. Historia pra nuk ka qenë sekret. Nëse dikush ka pasur dëshirë të dijë për këto ndodhi, ka mundur të dijë shumë lehtë.

Kur u hap ekspozita, një gjeneratë kishe kaluar që kur ajo praktikë kishe përfunduar, kështu që kishe mjaft hapësirë për t’u përballur me të. Më e rëndësishmja është se shteti tani ishte i përgatitur që ta adresojë këtë çështje. Fëmijët e kontraktuar të cilët mendonin se përvojat e tyre ishin të izoluara nga bota e jashtme, tani kuptuan se nuk ishin të vetmuar, dhe kështu filluan të ndajnë historitë e tyre.

Familia CH

Christian, i mbijetuar i kësaj historie të tmerrshme, thotë se përvojat e fëmijërisë së tij kanë lënë plagë të mëdha në jetën e tyre. “E kupton se je ndryshe, por nuk e dëshiron një gjë të tillë, ke dëshirë të jesh disi normal, ke dëshirë të shtiresh kinse kjo disi nuk ka ndodhur kurrë” thotë Christian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu