Turqia: Deklarata e Obamës shtrembëron faktet historike

0
991

Turqia e cilësoi si të papranueshme qëndrimin dhe deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për ditën e përkujtimit të masakrës ndaj popullit të Armenisë nga turqit osmanë gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.

“Presidenti Obama në deklaratën e tij mbajti qëndrim të njëanshëm”, thuhet në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. “Kjo deklaratë shtrembëron faktet historike. Prandaj ne e shohim këtë shumë problematike dhe shprehim keqardhje”.

Deklarata vazhdon se “ne presim që SHBA të mos hapë probleme, por ta bëjë më të lehtë procesin normalizues mes Turqisë dhe Armenisë”. Në përfundim ministri Davutoglu nënvizon se “pavarësisht këtyre ndërhyrjeve për interesa politike, ne do të vazhdojmë të punojmë që e kaluara të mbetet thjesht një kujtesë dhe të ndërtojmë një të ardhme përbashkët me Armeninë”.

Për këtë deklaratë të Obamës komentoi edhe Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan. Ai u shpreh se qëndrimi i Obamës vjen në një kohë kur dihet ndjeshmëria e Turqisë lidhur me këtë çështje”.

Në komentin në nderim të viktimave, Presidenti Obama i cilëson zhvillimet e vitit 1915 si të tmerrshme dhe tha se historia armene është dëshmi e triumfit mbi ata që u përpoqën ta shkatërrojnë këtë komb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu