Turqia dhuroi transportues ushtarak për Armatën e Maqedonisë

0
747

Armata turke

Republika e Turqisë ka pajisur Armatën e Maqedonisë me mjete të blinduara ushtarake të tipit “Landrover” dhe me tipin më të ri të transportuesit ushtarak “Kobra”, keto mjete luftarake Armata e Turqis ia dhuroi ne vjeshten e 2014 shtetit Sllavomaqedon me te cilat dje u sulmuan Vendbanimet Shqiptare lagjia e trimave në Kumanovë dhe po mbahen të rrethuara me jave të tera shume fshatra të Karadakut.

Mjetet transportuese ushtarake me një vlerë prej rreth  disa milion euro, do t’i jepen Armatës së Maqedonisë në formë të donacionit. Bëhet fjalë për rreth dhjetra mjete transportuese speciale, të dedikuara për njësitet elite të ushtrisë.

Në ceremoninë pranim dorëzimit të këtyre transportuesve ishin ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjeneral – major Goranço Koteski, ambasadori i Turqisë në Shkup, Gjurol Sokmensuer si dhe diplomatë dhe atashe ushtarakë turq.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu