Turqia, gati të blejë ishujt e Greqisë

0
434

Greqia ka nxjerr në shitje disa prej ishujve të saj në detin Egje. Ofruesit e parë për të blerë këta ishuj janë ata që gjenden në pjesën tjetër të detit; investitorët nga Turqia.

Pas miratimit të masave të reja për shpëtim në parlamentin grek u është hapur rruga privatizimeve të aseteve publike përfshirë edhe ishujt. Greqia kërkon të përfitojë nga privatizimet rreth 50 miliard euro për të shmangur falimentin dhe në këtë mënyrë duket se Turqia ka mundësinë e artë për të shtirë territorin e saj.

Ekrem Demirtas kreu i Dhomës së Tregtisë ka bërë të ditur për mediat turke se janë në bisedime për blerjen e një ishulli.

Selim Egeli, kreu i Këshillit të biznesit Turqi-Greqi në Bordin për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë është shprehur se tanimë është momenti i përshtatshëm i biznesit turk për të investuar në Greqi.

Një drejtues i një firme ndërtimi ka deklaruar se ka në plan të blejë të paktën tre ishuj. Ai madje ka bërë me dije se ka në rezervuar 20 milion euro për të blerë tre nga gjashtë ishujt që janë në shitje (Lichnari, Kaltsonisi, Mikri Amorgos, Kardiotissa, Nausika dhe Vouvalo) dhe ka shtuar se 80 milion janë planifikuar për investime pas blerjes.

Kurse disa deklarata ndoshta dhe emotive flasin për një mundësi për blerjen e mbi 30 ishujve nga Greqia.

Afërsia gjeografike e ishujve në fakt ka krijuar mosmarrëveshje mes dy vendeve lidhur me kufirin ujor. Çështja vazhdon të jetë e debatueshme dhe propozimet nga pala turke për të blerë këto ishuj është politik shumë e ndjeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu