Turqia i del në ‘krah’ Serbisë, ia heq të gjitha taksat

0
279
Turqia i del në ‘krah’ Serbisë, ia heq të gjitha taksat

Derisa Kosova i mbane taksë 100 për qind mallrave serbe, një shtet i madh të cilin disa prej politikanëve tanë e konsiderojnë si mik të madh të Kosovës, ka vendosur që të heq çdo taksë ndaj mallrave serbe, transmeton Zeri.

Në të vërtetë, parlamenti i Turqisë e ka miratuar marrëveshjen e re për tregti të lirë mes Turqisë dhe Serbisë. Me këtë janë krijuar kushtet që një numër i madh i mallrave të gjenden në regjimin pa taksa mes këtyre dy vendeve. Sipas kësaj marrëveshjeje për tregti të lirë, Serbisë për herë të parë i është mundësuar eksport vjetor pa taksa në Turqi të 5000 tonelatave të mishit të gjethit, 25.000 tonelatave të vajit të lulediellit të papërpunuar, 10.000 tonelatave vaj lulediellit të rafinuar, 15.000 tonelata fara luledielli, 5000 tonelata sojë, 1000 tonelata ushqim kafshësh, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu