Turqia i kërcënohet Qipros

0
808

Ankara, 2 shtator – Turqia u kërcënua se do të dërgojë forca detare ushtarake në pjesën lindore të Detit Mesdhe, nëse Republika e Qipros fillon hulumtimet për gaz në ujërat në afërsi të ishullit të Qipros, kumtoi gazeta turke “Zaman”.

Ministri turk për BE dhe negociuesi kryesor i vendit me Unionin, Egemen Bagish deklaroi se në përpjekje të tilla të ngjashme në të kaluarën Turqia në rajon kishte dërguar anijet e veta ushtarake dhe theksoi se “Flota është për atë”.

Në vitin 2007, kur Republika e Qipros nënshkroi me Egjiptin dhe Libanin marrëveshje për hulumtime për gaz dhe naftë, Turqia dërgoi anije ushtarake në pjesën lindore të Detit Mesdhe dhe patrulloi në rajon me qëllim që Ankaraja të tregojë pakënaqësi ndaj marrëveshjeve.

“Shpuarja në ujëra të cilat nuk u takojnë është kundërligjore. Turqia do ta prëdorë tërësisht të drejtën, em të cilën disponon sipas ligjeve ndërkombëtare dhe do ta bëjë të nevojshmen”, deklaroi ministri.

Paraprakisht, ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmed Davutogllu paralajmëroi se Turqia do të japë “përgjigje të duhur” ndaj hapave eventual nga ana e Qipros për fillim të hulumtimeve për gaz në ujërat e Mesdheut në afërsi të ishullit. Ai nuk saktësoi se çfarë do të jetë përgjigja e mun dshme.

Nikozia kumtoi plane për të filluar shpuarjet për gaz në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros më 21 shtator edhe krahas protestave të Turqisë djhe turqve qipriotë. Kompania amerikane “Nobel enerxhi” mori autorizimin për të kryer hulumtimet për energjense në territor prej 1.250 milje katrorë, që kufizohet me ujërat territoriale të Izraelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu