Turqia sfidon bllokadën e Izraelit në Rripin e Gazës

0
616

Turqia po përgatitet të sfidojë bllokadën e Izraelit në rripin e Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këtë ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu pas tensionit të situatës me dy vendeve.

Komenti ka ardhur pas dëbimit të ambasadorit izraelit në Ankara. Pavarësisht se në raportin e OKB-së thuhet se bllokada e Izraelit është legale, ministri turk thotë se këtë nuk mund ta përcaktojë OKB-ja por GJND-ja.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka tagrin. Kjo është ajo që themi ne: Të lëmë GJND-në të vendosi”, tha Davutoglu në një intervistë për televizionin turk TRT.

Izraeli ka refuzuar t’i kërkoi falje Turqisë lidhur me vrasjen e nëntë shtetasve turq në bordin e një anije e cila kishte thyer bllokadën në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Jupe dhe ai gjerman Guido Vestervelle u kanë kërkuar Izraelit dhe Turqisë që të rinisin dialogun i cili është ndërprerë pas incidentit në Rripin e Gazës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu