U akuzuar për kanosje: Këshilltari i Kurtit kërkon të merren masa disiplinore ndaj Policit dhe Prokurorit të çështjes

0
99
U akuzuar për kanosje: Këshilltari i Kurtit kërkon të merren masa disiplinore ndaj Policit dhe Prokurorit të çështjes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Shkëlzen Gashi, këshilltar politik i kryeministrit,kanë mbajtur një konferencë të përbashkër sot.

Gashi ka thënë se dje është prokuroria ka mbyllur rastin e tij të hapur dje nga Policia për një postim në Facebook.

Gashi është ftuar në Polici për shkak të rastit “Kanosje”, por ai sot njoftoi se ky rast është mbyllur pasiqë nuk paraqet ndonjë shkelje ligjore.

Gashi në konferencë ka kërkuar që të merren masa diciplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe ndaj prokurores Sebahate Selimi për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Më 2020 pas postimit të ambasadorit Richard Grenell dhe të Hashim Thacit un kam bërë një status që kam titull “Ne do të rezistojmë”.

Dje rreth orës 13:00 kam marrë një thirrje prej Policisë së Kosovës që më kanë kërkuar që të shkoj për një rast “Kanosje”, ata më thanë që për shkak të një postimi për shkak që ke bërë thirrje për rezistencë.

Sa po kam marrë ftesën e kam postuar në rrjetin social dhe u shpërnda në portale.

Mbrëmë jam kontaktuar prej kabinetit të prokurorit që e kanë mbyllur këtë rast.

E kanë kuptu se ky rast nuk përben kurfarë vepre penale dhe e kanë kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë pasiqë nuk paraqet kurfar vepre penale.

Kërkoj që kryeprokurori i Kosovës të ndërrmasa masa diciplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe prokurores Nebahate Selimi.

Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu