U largua shtatorja kontroverse e Adem Jasharit në Prizren

0
788

Vetëm katër ditë pas përurimit, shtatorja e Adem Jasharit e vendosur për nder të 28 Nëntorit në një qendër tregtare në Prizren, është larguar.

Largimi i shtatores u bë pas shumë kritikave mbi mos ngjashmërinë e saj me heroin legjendar.

Për këtë, menaxhmenti i qendrës tregtare në një përgjigje me shkrim për Tch, kanë thënë se e njëjta është dërguar për rimodelim dhe nuk dihet se kur do të rivendoset.

“Përzgjedhja e skulptorit është bërë nga vet menaxhmenti i kompanisë. Fotot e publikuara nëpër media të shtatores nuk kanë qenë të fazës përfundimtare. Shtatorja e komandantit ‘Adem Jashari’ tani është larguar për t’u rimodeluar. Rivendosja e shtatores do të bëhet pas përfundimit të rimodelimit për të cilën ende nuk kemi një datë të caktuar. Detajet për skulptorin dhe të tjera do të jepen pas rivendosjes së shtatores”, kanë thënë për Tch nga qendra tregtare.

Punues i shtatores ishte një skulptor amator nga Gjakova, i cili kishte deklaruar se me profesion është Berber.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu