UÇK dhe ARM

0
1039

ARM-ja tani zyrtarisht është në “kthetrat” e UÇK-së, por asaj tanimë të shndërruar në parti politike, BDI. Kjo është për të mirën e bashkëjetesës së “brishtë”, por edhe për të mënjanuar paragjykimet e miletit, sidomos atij maqedonas. A është Fatmiri, Talati, apo tjetërkush ne para së gjithash jetojmë në një shtet dhe si ministra përfaqësojmë gjitha bashkësitë etnike, si që e presim këtë nga presidenti Ivanov

Ardhja e Talat Xhaferit, alias komandant Forinës në pozicionin e të parit të Mbrojtjes çarti opinionin maqedonas. Adrenalina u ngrit edhe ndër militantët e VMRO-DPMNE-së por edhe të “branitellat” e përfshirë në konfliktin e vitit 2001 kundër UÇK-së.

Nuk m’u duk si diçka e imponuar, përveç se një ujdi midis partnerëve Gruevski e Ahmeti, si në çdo rikonstruim normal. Subjekti maqedonas, pas kësaj gjendje u desh që t’u rezistojë kritikave edhe më të mëdha, sidomos atij nga kundërshtari socialdemokrat, apo masës kritike “online”.

Por, kështu e ka politika, dikush humb, e dikush fiton! Shkojmë tutje. Me këtë potez BDI lëvizi rejtingun e vet edhe për disa shkallë, si që i erdhi në këmbë edhe me rastin e homazhit të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan të Likovës me pjesëtarë të ARM-së, (ishte kjo një uverturë që VMRO të fus në Parlament ligjin kontrovers të “branitellave”).

Se sa është me peshë resori i Mbrojtjes, madje i pari që kishte në agjendë të takojë Talat Xhaferin ishte ambasadori amerikan në Shkup Pol Volers. ARM-ja tani zyrtarisht është në “kthetrat” e UÇK-së, por asaj tanimë të shndërruar në parti politike, BDI. Kjo është për të mirën e bashkëjetesës së “brishtë”, por edhe për të mënjanuar së fundmi paragjykimet e miletit, sidomos atij maqedonas.

A është Fatmiri, Talati, apo tjetërkush, ne para së gjithash jetojmë në një shtet dhe ai ministër përfaqëson gjithë bashkësitë etnike, sikur që këtë e presim nga presidenti Gjorge Ivanov. Pse vallë paragjykimet e elektoratit maqedonas çdoherë duhet të vijnë në shprehje kur një komandant i UÇK-së të futet në ekzekutiv?

Nëse e marrim hollë e hollë, atëherë VMRO-DPMNE nesër do qenka pengesa kryesore që Ali Ahmeti si ish komandant i UÇK-së të marrë post në ekzekutiv, ta zëmë ndonjëherë, sikurse ka paralajmëruar, për shembull, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Por kjo mjegull për rikonstruimin apo rokadat në BDI, ushqehet zhurmshëm nga opozita e kryesuar nga LSDM duke sharrë shqiptarët se qenka bërë “hataja” që po sundojmë me ushtrinë. Për pikë politike para së gjithash.

LSDM-ja e harxhoi PPD-në, VMRO-ja PDSH-në, ndërsa BDI po ua kthen huan për këtë “djegie” të partive të sipërpërmendura si LSDM-së ashtu edhe VMRO-së. Se edhe ministrat e tjerë mund të jenë “halë në sy”, për paragjykimet maqedonase ndoshta nuk mund ta heqin qafë edhe Fatmir Besimin për Sllupçanin, por edhe Teuta Arifin, (biseda e saj për “Zhurnal plus” ka qenë se me postin që ushtron ajo i jep llogari shefit të saj Ali Ahmetit e jo Nikolla Gruevskit), Nevzat Bejtën me vulosjen që bëri me ndërrimin e emrave të shkollave shqipe në Çair…

Mirëfilli dimë kontributet e arritura ndaj shqiptarëve me qeverisjen LSDM-BDI gjatë viteve 2002-2006, (zyrtarizimi i USHT-së, ndarja territoriale, decentralizimi, ligji i amnistisë dhe tjera, pastaj me hyrjen në koalicion me VMRO-në, si avancimi i shqipes, amnistia, rastet e Hagës, karakteri multietnik i “Shkupit “2014”, përfaqësimi i drejtë, ndërsa kapaku tani ishte me hyrjen e shqiptarëve në ushtri e që nisi me Fatmir Besimin.

Talatit tani i mbetet që ta rrisë përfaqësimin si që premtoi në 36 për qind se aty gjendja për momentin është keq, (diku 10 për qind përfaqësim i shqiptarëve). Ndërsa, neve tani na mbetet vetëm të jemi spektator të asaj se çfarë do na sjellë e nesërmja, por inshallah jo ndonjë proces të montuar kundër shqiptarëve, apo përshpejtim të dënimit të shqiptarëve për rastin “Monstra”. Së fundmi kjo mos të tingëllojë se partnerët janë dakorduar për të ngrit rejtingun partiak në këtë formë.

Shkruan: Fami Bajrami

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu