Në Maqedoni para disa muajve ndodhën disa sulme me bomba tek shtëpia e zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe në lagjen e Sasho Miallkov, ish drejtori i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim. Mbrëmë vonë në adresë të portalit ka arritur një komunikatë nga ‘Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e që është nënshkruar nga Komandant Teli, njofton Telegrafi.
Nga kjo UÇK thonë se politika aktuale në Maqedoni në vazhdimësi dërgon në drejtim të gabuar çështjen kombëtare shqiptare. Kjo si pasojë e liderëve politik shqiptar që me servilizëm të skajshëm ndaj pushtetit sllavo-maqedon e sollën popullin shqiptar në një situatë të pashpresë.
Në letrën që mban nënshkrimin e “Komandant Telit”, shkruan se UÇK-ja sulmoi edhe selinë e BDI-së në Reçicë, e këtë parti e quan çerdhe të tradhtisë së UÇK-së.
Në letër kërcënohet se UÇK-ja tash e tutje do të jetë më e ashpër në aksione “kundër tradhtarëve dhe armiqve tjerë të popullit”.
Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë: