“UÇK”: “Kemi realizuar një aksion me 18 shkurt në Maqedoni!?” (FOTO)

0
1080

komunikatauck-418x215

Me një komunikatë të KL të UÇK-së, e nëshkruar nga Komandat Kushtrimi, thuhet se është kryer një aksion në Maqedoni me datë 18 shkurt në orën 19 e 30 minuta po nuk saktësohet vendi se ku, poashtu thuhet se aksioni ka qenë i përmasave të kufizuara me qëllim të shmangies së viktimave në njerëz.

“Me urdhër të Komandës së Lartë të UÇK-së sot në orën 19 e 30 minuta është zhvilluar aksioni I cili ka për qëllim sensibilizimin e opinionit vendor  dhe ndërkombëtar për të gjithë çështjet që ndërlidhen më situatën politike në Maqedoni dhe në lidhje me pozitën e shqiptarëve në këtë vend në veçanti.

Aksioni ka qenë I përmasave të kufizuara me qëllim të shmangies së viktimave në njerëz.

Vendi nuk ka qenë I rastësishëm për shkak së në këtë ndërtesë zhvillohen dhe janë zhvilluar procese ku shqiptarët kanë qenë viktima e sistemi antishqiptar.

Përmes kësaj komunikatë veçanërisht ju drejtohemi partive politike shqiptare në pushtet dhe në opozitë që të fillojnë të veprojnë në interes të atyre që i përfaqësojnë dhe të ndërpresin politikën shërbyese të regjimit dhe veprimtarinë e pasurimit të individëve që u shërbejnë.

Vazhdimi I kësaj politike do të ketë për pasojë ballafaqimin më drejtësinë e zbatuar nga UÇK.

Për opinionin shqiptar porosia është se ne jemi mbi popullin dhe me qytetarët dhe nuk ka asnjë arsye të frikësohen nga aktiviteti ynë”, thuhet në kominukatën e cila është në emër të KL të UÇK-së e nënshkruar nga Komandant Kushtrimi.

DATA E KOMUNIKATËS ËSHTË 18 SHKURT

Komunikata e UCK-se

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu