“UÇK”: ‘Në Maqedoni mund të fillojë një luftë e re’ (DOKUMENT)

0
1435

UCK-ja Kombëtare

“Gjithandej trojeve Shqiptare nën Maqedoni jemi dëshmitarë të një trysnie policore. Një gjendje e jashtëzakonshme por e pashpallur. Gjithë veprimet e aparitçkëve të pushtetit përcillen nën forca të mëdha policore. Veç dhunë e terror njohin trojet tona e populli ynë. Dhe për të shkuar mjerimi deri në fund shqiptarët tanë në Qeverisje e politik bërje rrinë si për ti dhënë bekimin e kësaj shtypjeje. Një gjendje e tillë kaq e pashpresë duhet ti qasen të gjithë më ngut”, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

“Thërrasim faktorin ndërkombëtar të ndërhyjë para se Maqedonia të rrëshqasë në një luftë të re. Faktori politik shqiptarë e veçanërisht ata në Qeverisje të shohin me realizëm gjendjen e mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni”, thuhet më tej në komunikatën e UÇK-së, njofton TetovaSot.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë  e dërguar nga Debatik Shari dhe  që mban llogon e UÇK-së të nënshkruar nga Kushtrimi:

00---uck1

Deklarat Poltike UCK

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu