UÇK rrëmbeu 50 persona pas vrasjes së Komandat Telit

0
763

UÇK-ja vendosi të hakmerrej menjëherë pas vrasjes së Komandat Telit dhe pesë ushtarëve të tij duke sulmuar autobuzët me vullnetarë të ushtrisë Maqedone dhe duke rrëmbyer të paktën 50 persona të cilët dyshoheshin se kishin tradhëtuar bazën ku ai strehoej. Drejtuesit e UÇK-së e cilësuan aktin si një krim të pashëmbullt dhe provokim ndaj trupave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që bëhej vetëm tre ditë pasi ishte vendosur armëpushimi me ushtrinë Maqedonase. Pavarsisht këtij reagimi drejtuesit e Ministrisë së Brendëshme të Maqedonisë nuk e fshehën faktin se vrasja e Komandant Telit ishte “fitorja më e madhe gjatë konfliktit me rebelët shqiptarë”. Nga autoritetet shqiptare nuk pati asnjë koment mbi ngjarjen pavarsisht faktit se tre prej viktimave ishin shtetas shqiptarë, madje nuk u kërkua asnjëlloj sqarimi as faktin pse u ekzekutuan pa një vendim gjykate dhe ndërsa ishin duke fjetur gjumë.

Reagimi
Për masakrën e mesnatës së 7 gushtit 2001 reagoi dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, i cili i kërkoi sqarime Policisë Maqedonase në lidhje ekzekutimin e pesë personave të vrarë dhe dhunën e ushtruar ndaj të shoqëruarëve pas ngjarjes. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë iu përgjigj me një raport zyrtar më datë 4 dhjetor 2001, madje duke pranuar faktin se ata janë ekzekutuar pa bërë rezistencë vetëm për faktin se dyshoheshin si terrorist. Në raport thuhet se:”Më 7 gusht të vitit 2001 është ndërmarrë aksioni nga MPB-ja për likuidimin e një grupi terroristësh në rrugën Vergino, nr. 107. Në këtë rast pesë pjesëtarë janë likuiduar”.
Hakmarrja
Në raportin dërguar Komitetit të Helsinkit në Shkup, Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë tregonte shqetësimin e saj për veprimet hakmarrëse që ishin ndërmarrë pas vrasjes së Komandant Telit nga UÇK-ja. “Pas likuidimit të grupit terrorist të komandant Telit, në radhët e të ashtuquajturës UÇK, është ngritur një hetim për zbulimin e personave-kallëzues (tradhëtarëve) që i kanë ndihmuar organet e sigurimit të Maqedonisë në zbulimin dhe likuidimin e grupit terrorist. Në kuadër të atij hetimi, nga ana e pjesëtarëve të ashtuquajtur të UÇK-së, në Shkup dhe rrethina janë rrëmbyer rreth 50 persona, të cilët më pas janë dërguar në njërin nga Shtabet e UÇK-së në rajonin e Kumanovës, ku janë marrë në pyetje, janë maltretuar(torturuar), edhe fizikisht”. Pavarsisht përpjekjeve të UÇK-së as sot pas afro 6 vitesh nuk është zbuluar e vërteta e 7 gushtit 2001 dhe kush e tradhëtoi Komandant Telin me ushtarët e tij.

 

Artan Hoxha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu