UÇK: S’dorëzohemi deri në realizimin e Shqipërisë Etnike

0
768

UCK

Në një komunikatë për media e cila siç transmeton Shekulli, vjen nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare thuhet se askush nga UÇK nuk është dorëzuar dhe se nuk do ta bëjnë këtë deri në realizimin e kërkesave të tyre, e që është Shqipëria etnike.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare mohon qeverinë maqedonase, duke deklaruar se pjesëtarët e saj nuk janë dorëzuar.

Përmes një komunikate të pa konfirmuar për mediat në emër të ‘Shtegtarit të Lirisë’ të cilës i referohet ‘Shekulli’ thuhet se, deklaratat e bëra nga institucionet e vendit janë mashtrime të shtetit sllavo-maqedonase.

Deklarata e plotë e UÇK’së:

Informatat që po qarkullojnë se djemtë tanë janë dorëzuar janë të pasakta që vinë nga Qeveria Sllavo-maqedonase që po mundohen të fitojnë betejën me skanime të tillë. Djemtë tanë janë shumë të fuqishëm sa që nuk ka kush që do t’i ndal deri në realizimin e ëndrrës shekullore Shqipëri Etnike. Shtegtarët e Lirisë janë të fuqishëm s’ka kush që i dorëzon këta trima sepse aty gjinden një ushtri e fuqishme me djem besnik dhe me përvoja nga tri luftëra çlirimtare me emblemën e pa thyeshme UÇK që çdo betejë e kanë fituar si në 2001 edhe tani po e tregojnë fuqinë e tyre edhe me të përgatitur. Prandaj lufta vazhdon deri në qëllimin e përbashkët Ribashkimin e trojeve Shqiptare .

Rroftë Kombi Shqiptar

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu