UDHA IME

0
1101
Sylejman Qyqalla

Kaherë qeshë nisur për një udhë të parrahur;
Në një udhë me gropa e gjemba…gërdallë
T’i hedh një fije dritë kësaj bote të përdalur
Që shtigjeve tona u kishte vënë halë.

U nisa…po sytë ç’më shihnin:
Gojëkuçedra që villnin vetëm flakë!
Simetrinë time donin ta digjnin
Në embrion… të mos ngritesha prapë.

Për udhën time isha betuar… s’e ndalja dot…
Hapin me guxim e hedhja valë-valë
Shumëkush më thoshte:”Tërhiqu…e ke kot…
Me gjoks nuk tundet një mal…”

Dhe “malit” gjemba-gjemba iu sula;
E godita mu në majë unë me grusht,
Hijen e rrejshme me rrënjë ia shkula…
Përbindshat s’fshiheshin…dolën në fushë.

Udha ime vazhdon,vazhdon…pa fund;
Mund të jetë e gjatë…kushedi…
S’e pres dot hapin që nisa unë…
Pa e marrë motrën Çamëri.

Bensheim,më 3 shtator 2011

 

MOS MË PREK NË MITROVICË

Mos më dil përballë, kasnec i errësirës
Me gjuhën e gjarpërit,me të kuçedrës flakë!
Jam pjellë e Tomorrit…Olimb i Gjithësisë;
Jam Anteu që bie…nuk vdes,po ngrhem prapë.

Mos më dil përballë,ti botë e krimit,
Mos ndyj Qiellin tim kristal…
Jam Pellazg në majë të Olimbit…
Jam Shqipëri…dhe veç shqiptar.

Kullat m’i dogje…shkrumb e hi…
Po themelet në këmbë këtu janë,
Oxhaqet s’u tundën…mbetën po aty
Zëra fëmijësh përplot…anembanë.

Mos pandeh,shka,ndonjë asht të më shkulësh
Nga trupi im plot plagë…pa mornica…
Mos më prej udhën, para të më dalësh…
Jam i pavdekshëm…e shenjtë Mitrovica.

Një mijë herë, o shka, u cungova,
Po në këmbë mbeta sërish…
Larg duart…mjaft të durova…
Mos më prek në Mitrovicë!

Darmstadt,më 7 shtator 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu