“Udhëtimi në Maqedoni” – e vërteta mbi ecejaket e shqiptarëve

0
601

Libri “Udhëtimi në Maqedoni” i autorit Gregory Lima u promovua mbrëmë në Qendrën Kulturore Shqiptare në Çikago në SHBA.

Autori i këtij libri Lima ka theksuar se libri i botuar jep një pasqyrë mbi gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe me theks të veçantë udhëtimet në Maqedoni.

Autori i lindur më 1925 në Nju Jork është i njohur si një misionar dhe diplomat amerikan që ka raportuar mbi zhvillimet në Ballkan.

Aktori Xhevat Limani theksoi se autori Lima hedh dritë për të vërtetën aktuale shqiptare në Maqedoni, e cila sipas tij ka ndërruar formën ndërsa qëllimi i pushtetit maqedonas ka ngelur i njejtë.

Publicisti Skëndër Karaçica nënvizoi se libri i autorit Lima ka nxjerrë përballë shqiptarëve sprova të reja për lëshimet që janë bërë me fajin tonë dhe nga opusi i gjerë politik shqiptar në Maqedoni.

Sipas tij, ky libër nxjerrë në sipërfaqe faktin se Marrëveshja e Ohrit ka kapur peng popullin shqiptar dhe se kahet e jetës në këtë vend po zhvillohen me terapinë “sa më pak dhimbje koke”.

Autori Lima duke folur për Marrëveshjen e Ohrit në librin e tij thekson se Marrëveshja kornizë e Ohrit është dashur në mënyrë të vendosur të adresoj problemet themelore shqiptare, kur Qeveria e Maqedonisë ishte nën kontrollin e përgjithshëm ndërkombëetar.

Sipas tij, procedurat parlamentare, ligjet me interes vital të pakicave nuk mund të kalojnë me shumicë të thjeshtë, por kërkon një shumicë brenda pakicës(!)

“Sa më shumë që kjo mund të duket  si një zgjidhje, vë në spikamë autori amerikan G.Lima, ajo është një ftesë që krejtësisht të mbikalojë dispozitat e saj nëpërmjet maskimit të thjeshtë me motive thjeshtë të shtypjes dhe të diskriminimit.

Autori nxjerrë libra dhe harta të falsifikuara nga maqedonasit me qëllime mbivlerësuese dhe falsifikuese të historisë dhe fakteve reale në Maqedoni. Lima thekson edhe rolin e Kishës Autoqefale të Maqedonisë dhe liturgjitë e saj më herët pjesë e shtrirjes serbe që ritet sot bëhen në gjuhën sllave.

Në faqet e këtij libri nuk ka shpëtuar pa u përmendur përballja me politikën e Ali Ahmetit. Për të elaboruar fokusin aktual politik shqiptar në Maqedoni autori thekson se ,,çështja shqiptare në Maqedoni në serinë e principeve dhe të kërkesave për barazi për popullin shqiptar, një status i këtij lloji është rrënuar gjatë dekadës së fundit për shkak të politikës represive ekstremiste të së djathtës nacionaliste maqedonase.

Duke folur për figurën e Ali Ahmetit, autori thekson se ai është udhëheqës i njërës prej tre partive politike shqiptare jo efektive në Maqedoni.

Autori i drejtohet Ali Ahmetit duke theksuar se UÇK-ja u thirrë të firmos Marrëveshjen, ndërsa kishte armë aktive në Shkup që mund ta kishin përfshirë qytetin sa do të mund të nënshtronin Qeverine maqedonase dhe derisa skuadrot e UÇK-së ishin në gatishmëri të hapnin fronte të reja në Dibër dhe Gostivar me zgjerim të “territoreve” të lira me të vetmin qëllim krijimin e “Maqedonisë Federale”.

“Nga pala shqiptare ka mundësi që Marrëveshja e udhëheqësve politik shqiptare e firmosur me përfaqësuesin amerikan Robert Frovick nuk u bazua në situatën ushtarake. Me këto rrjedha shqiptarët në Maqedoni e humbën luftën në Ohër, ndonëse sipas autorit në këtë marrëveshje është dashur të shkojë vetë Ali Ahmeti me 3000 luftëtarët e vetë si mburojë që kur do të shkelte ushtari shqiptar në token e këtij qyteti do të konsiderohej i çliruar!

Sipas tij, shqiptaret firmosën këtë Marrëveshje pa kërkuar fillimisht statusin e barazisë të padiskutueshme dhe të cituar në fjalinë e parë të Kushtetutës së Maqedonisë. Lima vlerëson përderisa kjo nuk rregullohet, shumë pak do të ndryshojë çështja e popullit shqiptar dhe aktet e barazisë kombëtare shqiptare si populli i dytë shumicë në këtë vend. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu