Ukë Rugova edhe tre muaj në paraburgim

0
736

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka do të mbetet në paraburgim edhe për tre muaj. Kështu ka vendosur një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vendimi është marrë të mërkurën, derisa, sot, është bërë publik.

“Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim. Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftimin e EULEX’it.

“Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë”,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu