Ukë Rugova, ka dhe zëdhenës

0
831

Dardan Gashi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ka filluar të sillet dhe të flasë si Zëdhënës i djalit të ish-Presidentit Rugova, Ukës.

Uka ka kohë që nuk ka folur për media dhe për spekulimet se ai mund të kthehet në partinë e babës, në LDK.

Për të, tash e një kohë po flet Dardan Gashi.

Kështu, në një intervistë për Epokën e Re, Ministri tha se Ukë Rugova nuk ka pretendime për postin e Kryetarit të LDK’së, por ai kërkon një vend në udhëheqjen e kësaj partie.

“Këto nuk janë kushte dhe po jua bëj të qartë se në asnjë moment nuk kemi negociuar me LDK-në. Por, të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim për kthimin e ‘Listës Dr. Ibrahim Rugova’ në strukturat e LDK-së. Z. Bukoshi është një prej bashkëthemeluesve të LDK-së, prandaj së bashku me Z. Rugovën të kenë një rol udhëheqës dhe një rol vendimmarrës bashkë me njerëzit e tjerë në LDK”, tha ai.

“Nuk kemi kërkesë për atë rol apo këtë rol, mirëpo çdo parti ka struktura, ka kryesi dhe nënkryetarë. Janë këto struktura ku kanë mundësi ta japin kontributin e tyre”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu