Ukraina ka arrestuar mercenarë serbë

0
689

Ukraina

Forcat rebele në lindje të Ukrainës kanë më shumë se 32.000 luftëtarë, prej tyre rreth 10.000 janë ushtarakë rusë, ka njoftuar të enjten Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Aktualisht 32.400 persona po luftojnë në territorin e Donbasit, prej tyre mes 6.000 e 10.000 janë ushtarakë të forcave të armatosura ruse dhe të tjerë, mercenarë të huaj dhe banorë lokalë”, ka siguruar Oleksandr Rozmaznin, një zyrtar i lartë i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

Vetëm në ditët e fundit, së paku 299 ushtarë rusë janë vrarë e 190 janë plagosur në aeroportin e Donetskut, epiqendër e luftimeve të fuqishme që prej disa muajsh, ka theksuar ai.

Përveç rusëve, ushtria ukrainase ka kapur mercenarë të ardhur nga Izraeli, Serbia, Spanja, Italia e madje edhe nga Brazili, ka siguruar zyrtari.

Moska, e cila u jep publikisht mbështetje kryengritësve, mohon megjithatë çfarëdo implikimi ushtarak në këtë konflikt të armatosur, i cili që nga fillimi i tij, në prill, ka shkaktuar më shumë se 4.300 viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu